U deshën pak javë por Saterday Night Live ka ka dhënë pikëpamjen e tij për sa i përket Squid Game: në emisionin e mbrëmjes së djeshme, në drejtimin e Rami Malek.
Seriali i Netflix vjen në një variant videoklipi muzikor/parodi në ngjyrat e atmosferës country.
Në video, Pete Davidson dhe Rami Malek këndojnë për makina të ndryshkura, qenë të humbur dhe për ish të dashurat: e vetmja mënyrë për të lënë pas trishtimin është… loja Squid Game. Të dy trasferohen në në lojçn vdekje vdekjeprurëse ku “në vend të emrave të vërtetë janë thjesht një numër” dhe mbikqyren nga ushtar “me simbolin e PlayStation” dhe drejtuesi që duket të jetë ”Doktor Fati”. Çmimi për fituesin? 45 miliardë won, “një shumë e majme” sipas personazhit të Malek, “të paktën kështu duket, jam konfuz për sa i përket valutës”.
Kujtojmë që Squid Game është kthyer në serialin më të suksesshëm të Netflix në vetëm pak ditë.







