IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sekuestrohet Agon Channel urdhër arresti për Francesco Becchetti

by Niko Lako
2015/06/08
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Sekuestrohet Agon Channel urdhër arresti për Francesco Becchetti

Pesë shoqëri të administruara nga Francesco Becchetti dhe familjarët e tij, mes tyre televizioni Agon Channel, dyshohet se janë të përfshira në një skemë të madhe të pastrimit të parave në miliona euro, me organizator italianin Beccheti. Në këto dyshime të forta Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 60 % të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, Cable System, 400 KV, Fuqi si dhe ka bllokuar llogaritë e tyre në banka të ndryshme. Të gjitha këto shoqëri janë të administruara nga Francescko Becchetti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, kjo e fundit e arrestuar nga policia ndërsa për 3 italianët janë lëshuar urdhër arreste.

ADVERTISEMENT

A1 Report mëson se për herë të fundit në Shqipëri Becchetti ka qenë katër muaj më parë, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Angli.

Vendimi për sekuestron e këtyre shoqërore është marrë me vendim gjykate, ndërsa hetimet nga Prokuroria e Tiranës kanë nisur prej vitit 2014. Organi i akuzës thotë se deri më tani ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin se këta persona kanë pastruar paratë përmes këtyre shoqërive, ndërsa kanë falsifikuar dokumentet në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës thotë se organizator i kësaj skemë të pastrimit të parave është Bechetti i cili në bashkëpunim me nënë e tij Liliana Condomitti kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.

Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchettit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti. Nëpërmjet manovrave financiare të shtrira në harkun kohor 2007-2013 dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, nënë e bir  kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

“Energji” e nënës së Becchetit 770 milionë lekë detyrime tatimore të pashlyera
Po ashtu, rezulton se kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar.

ADVERTISEMENT

Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj. Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti. Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, tashmë e arrestuar pas hetimeve që zbuluan skemën e pastrimit të parave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Tags: Agon ChannelFrancesco Becchetti
Previous Post

“Bulza”, një program nga Bojken Lako dedikuar promovimit të muzikës së re në RTSH

Next Post

Reagon ish kryetarja e AMA, Endira Bushati: Sekuestro e Agon Channel vendim i qartë politik

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Reagon ish kryetarja e AMA, Endira Bushati: Sekuestro e Agon Channel vendim i qartë politik

Reagon ish kryetarja e AMA, Endira Bushati: Sekuestro e Agon Channel vendim i qartë politik

BBC shet White City Media Village

BBC shet White City Media Village

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA