IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sekuestrohet dosja – Mbledhja “ilegale”, AMA në Prokurori pas kallzimit të Ora News dhe Tring

by IMA Redaksia
2017/01/21
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Sekuestrohet dosja – Mbledhja “ilegale”, AMA në Prokurori pas kallzimit të Ora News dhe Tring

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e mbledhjes së datës 29 dhjetor 2016, ku Ora News së bashku me operatorë të tjerë televizivë u skualifikuan në mënyrë të paligjshme për të favorizuar interesa klienteliste të kryetarit të AMA-s, Gentian Sala.

ADVERTISEMENT

 

Pas kallëzimit të Ora News, sot edhe kompania Tring ka kallëzuar në Prokurori veprimtarinë e AMA-s në mbledhjen e datës 19 janar, ku u tentua në mënyrë klandestine të jepej licenca kombëtare, për të cilën në të dyja rastet PD ka votuar kundër.

Prokurorët kanë zbarkuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive për të hetuar mënyrën, proçedurat dhe ligjshmërinë e akteve që ka ndjekur ky institucion për dhënien e licencave kombëtare ndaj operatorëve televizive që operojnë në vend.

Gazetari: Si jeni?

Recepsionistja: Mirë.

Gazetari: Desha të takoj pak Kryetarin.

Recepsionistja: Kryetarin?

Gazetari: Po.

Recepsionistja: Ja një sekondë.

Gazetari: E keni parë sot, është këtu Kryetari apo?!

Recepsionistja: Ja, ai nuk ka qenë këtu sot por është Sekretarja.

Gazetari: Ata të Prokurorisë janë akoma brenda?

Recepsionistja: Të Prokurorisë?

Gazetari: Po.

Recepsionistja: Ka ardhur një çun më duket në mëngjes nga Prokuroria, Andi Dervishi më duket, po është larguar.

Gazetari: Ok.

Burimet nga Prokuroria bëjnë më dije për Ora News se organi i akuzës ka sekuestruar dosjen e AMA-s të datës 29 dhjetor 2016, skualifikoi operatorët konkurentë dhe çoji për votim në bord vetëm kompaninë për të cilën akuzohet se po vepron në mënyrë klienteliste.

Për shkak të mungesës së votiva dhe faktit që tri anëtarët e opozitës në bord votuan kundër, dhënia e licencës nuk u mundësua.

Ora News e dërgoi AMA-n në Gjykatën Administrative, por institucioni i Gentian Salës nuk u ndal në përpjekjet e tij për ta dhënë sa më parë licencën e të preferuarve të tij.

Ndaj, në 19 janar 2017, zhvilloi një tjetër mbledhje të fshehtë pa prani të operatorëve dhe hodhi për votim licencën për kompaninë që favorizon, por sërish dështoi.

Kompania Tring ka bërë sot kallëzim në Prokurori ndaj AMA-s për mbledhjen e djeshme dhe pritet që Prokuroria të sekuestrojë edhe dosjen e mbledhjes në fjalë.

Boçi: Ajo që po ndodh në AMA është skandaloze

Ajo që po ndodh me AMA-n dhe me mënyrën se si ky “autoritet” po shpërndan licencat kombëtare të shërbimeve audiovizive, është skandaloze.
Mbledhja e djeshme “ilegale” dëshmon degradimin e këtij institucioni, që ka shkatërruar çdo normalitet mediatik në Shqipëri.
AMA po insiston t’i japë dhe një tjetër licencë (rrjet frekuencor numerik) “konsorciumit” mediatik, afër Ramës që deri tani ka marrë 2 licenca.
Shoqëria ADTN pavarësisht kapërcimeve interpretuese “ligjore” është pjesë, në mënyrën e administrimit të aksioneve, e këtij grupimi, i cili ka vendosur monopolin në tregun mediatik.
Madje ai tejkalon dhe vetë RTSH publike, e cila zotëron vetëm 2 frekuenca (licenca).
I bie që për 15 vite (kaq zgjat licenca) askush të mos “kakarisë” në tregun mediatik e në media përveç Ramës!!!!
Largimi i ORËS dhe i të tjerëve synonte pikërisht këtë.
AMA me seancën e djeshme shkeli totalisht ligjin, pasi procesi i nisur, është i ankimuar në gjykatë nga ORA sh.a.
Kjo e fundit është penalizuar padrejtësisht nga gara.
AMA duhet ta ndërpresë procesin, deri në daljen e vendimit nga gjykata.
Njëkohësisht drejtuesi i saj t’i nënshtrohet një seance dëgjimore urgjente në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të informimit publik.

 

 

Cfare ndodhi dje 

ADVERTISEMENT

Dje, Autoriteti i Mediave Audiovizive tentoi përmes një përpjekje “puçiste” duke mos njoftuar operatorët televizivë të japë licencën kombëtare.

AMA zhvilloi mbledhje, për t’i dhëne shoqërisë “ADTN” sh.a me administrator Dritan Shakohoxha, licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv.

Por votimi ka përfunduar me rezultatin 4 me 3, duke rezultuar i dështuar, pasi vendimi për dhënien e frekuencës kërkon të paktën 5 vota pro.

“Tre anëtare votuan kundër duke e konsideruar një shkelje flagrante e ligjit për mediat audiovizive proçedurën e përzgjedhur për dhënien e frekuencës”, konfirmuan për Ora News burime të besueshme nga AMA.

Sjelljet klienteliste të AMA vijnë pas tentativës së mërparshme, atë të datës 29 dhjetor 2016, kur AMA votoi 6 me 0 për dhënien e një  licence kombëtare e po ashtu vendosi mos dhënien e saj për shoqërinë “ADTN”.

Në të njëjtin takim, AMA vendosi skualifikimin e tre subjekteve te tjera aplikuese. Por megjithëse ky vendim skualifikimi është çuar në prokurori nga subjektet e interesuara, AMA u mblodh sërish, për të ndare licencën e mbetur.

Autoriteti i drejtuar nga Gentian Sala nuk njoftoi palët e interesuara për mbledhjen e sotme dhe  nga ana tjetër nuk ka respektuar as afatet ligjore te ankimimit nga subjektet qe kontestuan vendimet e 29 dhjetorit.

Anëtarë të AMA konfirmuan për Ora News se në relacionin shoqërues për mbledhjen nuk përmendej asnjë nga faktet e mësipërme.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet me 27 janar, dhe nuk dihet nëse do te tentohet serish qe po ne mënyre ilegale te jepet licenca kombëtare.

Marrë nga Ora News

Tags: ADTNAMADigitalbdigjitalizimiORA NEWSProkuroria TiranëRTSHTring TV
Previous Post

“Mos u Dorëzo” një tjetër histori dashurie vjen në Tring

Next Post

Fedde Le Grand, autori i “Put your hands up for Detroit” do të performojë për të parën herë në Shqipëri

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Fedde Le Grand, autori i “Put your hands up for Detroit” do të performojë për të parën herë në Shqipëri

Fedde Le Grand, autori i “Put your hands up for Detroit” do të performojë për të parën herë në Shqipëri

Ja se si të gjithë filmat e Disney janë të lidhur me njëri-tjetrin | VIDEO

Ja se si të gjithë filmat e Disney janë të lidhur me njëri-tjetrin | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA