Kryeministrja e Finlandës ka deklaruar se shteti do të hyjë në një bllokim 3-javor, që nga data 8 mars, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Sipas vendimit, baret e restorantet do të mbyllen, ndërsa nxënësit mbi 13 vjeç do të kalojnë në mësimin online. Po ashtu, nuk do të lejohen më shumë së 6 persona në takime apo grumbullime, shkruan TheGuardian.
Kryeminstrja Sanna Marin bëri me dije se varianti britanik i koronavirusit është përhapur që nga periudha e Krishtlindjeve dhe dyshohet se është përgjegjës për rreth 3/4 e infektimeve.