Paisja elektronike ka vonuar nisjen e procesit në disa qaqe të vendit.
Në Vlorë, në shkollën Jani Minga ka patur vonesë në procesin e votimit për shkak të mos-vendosjes në punë të paisjed së identifikimit biometrik dhe vonesës së operatorëve.
Në Fier, qendra e votimit 3030/1 nuk ka nisur ende votimit për shkak se aparaturat janë jashtë funksionit.
Në Librazhd, mungesa e energjisë në dy qendra votimi 27071 dhe 27061 nuk ka nisur procesin e votimit.
Në Bashkinë Has dhe Durrës, një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik.
Po kështu, deri më tani 5 qendra në qarkun Kukës nuk kanë nisur ende votimin. Në Elbasan ka probleme në disa qendra votimi, pasi po ndërrohen komisionet.







