Zv. Kryeministri Braçe ka deklaruar se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte në Lushnje, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike.
Sipas tij, ajo është kërcënuar për shkak të postit të saj.
Ndërkaq prej tij do të bëhet dhe kallëzim penal.
“Një tufë kriminelesh si Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Do të shkoj atje, do të bëj kallëzim penal. E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Shqiptarët të votojnë, mos t’i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament”- është shprehur Braçe








