IMA - InfoMedia Albania
IMA AWARDS
AUDITEL
#theSummerSong
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shteti hungarez bëhet aksioner në ALBtelecom dhe ONE

nga IMA Redaksia
2022/04/13
në Mobile
Koha e Leximit: 3 mins read
A A
4ig albtelecom one
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti hungarez, prej kësaj jave, është bërë aksioner në dy kompanitë shqiptare të sektorit të telekomunikacioneve, ALBtelecom dhe ONE. Kompania hungareze 4iG, i ka transferuar kuotat që zotëron në këto dy ndërmarrjet e sapoblera në operatorin hungarez të telekomunikacioneve Antenna Hungaria, në formën e kontributit për rritjen e kapitalit të kësaj kompanie.

REKLAMA

4iG bën të ditur se ka kontribuar në kapitalin e Antenna Hungaria me 80.27% të aksioneve që zotëron në ALBtelecom dhe 99.8% në One Telecommunications. Kapitali i shtuar është llogaritur me një vlerë totale kontabël prej 132 miliardë forintash hungareze ose rreth 350 milionë eurosh. Si rezultat i transaksionit, 4iG e rrit më tej pjesëmarrjen në 76.78% të aksioneve në Antenna Hungaria, ndërsa shtetit hungarez i ngelen 23.22% të aksioneve në të.

Ky operacion e ka origjinën në gusht të vitit të kaluar, kur 4iG njoftoi zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e shumicës së aksioneve në operatorin shtetëror Antenna Hungaria. Marrja e kontrollit të Antenna Hungaria u parashikua të bëhej nëpërmjet zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, që do të nënshkruhej nga 4iG.

Rritja e kapitalit nuk u bë duke injektuar direkt para’, por duke i transferuar Antenna Hungaria aksionet që 4iG zotëronte në kompanitë e sektorit të telekomunikacioneve. Sipas marrëveshjes, 4iG tashmë ka kontribuar të gjithë portofolin e saj të telekomunikacionit në Antenna Hungaria.

Si rezultat i rritjes së kapitalit me dy faza, një vlerë totale prej 534 miliardë forintash hungareze (rreth 1.4 miliardë euro), Antenna Hungaria u bë pronare e kompanive të telekomunikacionit të blera në dy vitet e fundit nga 4iG, konkretisht DIGI Group, Invitech ICT, operatori celular malazez ONE Crna Gora, si edhe, së fundi, edhe dy operatorët shqiptarë ALBtelecom dhe ONE Telecommunications.

Ky transaksion ka krijuar grupin e dytë më të madh të telekomunikacionit në Hungari me një portofol të konsiderueshëm të shërbimeve fikse, internetit dhe televizionit, si dhe shërbime fikse dhe celulare në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor. Synimi i palëve ishte krijimi i një grupi kompanish nga transaksioni që falë madhësisë, efikasitetit dhe infrastrukturës të mund të ofrojë shërbime më konkurruese në tregun vendas dhe rajonal të telekomunikacionit.

Sipas marrëveshjes së lidhur midis shtetit hungarez dhe 4iG në gusht 2021, 4iG ka mundësinë të rrisë më tej kapitalin e saj dhe të blejë deri në 80% të aksioneve në Antenna Hungaria, ndërsa shteti hungarez do të vazhdojë të mbajë në çdo rast të paktën 20% të kuotave.

Aksioneri kryesor dhe Drejtori i Përgjithshëm i 4iG, Gellért Jászai, tha se blerjet e kryera gjatë vitit të kaluar kanë përfunduar procesin e transformimit të 4iG, nga një kompani e sistemeve të IT në një grup ndërkombëtar të informacionit të komunikimit. Au madje nuk përjashtoi zgjerimin e mëtejshëm, nëpërmjet realizimit të blerjeve të reja.

REKLAMA

“Në periudhën e ardhshme, ne do të kërkojmë të shfrytëzojmë sinergjitë dhe bashkëpunimet midis kompanive tona dhe do të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë e blerjes për të rritur pjesën e tregut të Grupit. Në vitin 2022 ne përpiqemi të hyjmë në segmentin B2C me shërbimet e telekomunikacionit nën një emër të vetëm dhe me një strategji të re, jo vetëm në Hungari, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Jászai.

4iG mbylli në fillim të këtij viti blerjet e dy prej operatorëve më të rëndësishëm të telekomunikacioneve në Shqipëri, ALBtelecom dhe ONE. Vlerat e transaksioneve nuk u bënë publike. Këto dy blerje do të sjellin një ndikim të rëndësishëm në treg, sepse do të krijojnë operatorin me numrin më të madh të abonentëve në rrjette fikse dhe celulare, por njëkohësisht do të ulin numrin e operatorëve celularë nga tre në dy.

Veç ndryshimit në strukturën e tregut, shumë ekspertë e shohin këtë transaksion si shtrirje të ndikimit hungarez në një sektor strategjik të ekonomisë. Pronari i 4iG, Gellért Jászai, njihet në Hungari si mik i hershëm dhe njeri i afërt me kryeministrin Victor Orban. Privatizimi i pjesshëm i Antenna Hungaria nga 4iG është një dëshmi e mëtejshme e këtyre lidhjeve. Nga ana tjetër, në qeverisjen e Orban, Hungaria i ka përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Shkak janë bërë rezervat e vendeve të tjera anëtare ndaj qeverisjes me tipare autokratike të Orban dhe afrimiteti i tij në rritje me Rusinë. Në një kontekst të tillë, ka ekspertë që mendojnë se “bekimi” që qeveria shqiptare i ka dhënë këtyre operacioneve mund të interpretohet edhe si një sinjal karshillëku ndaj Brukselit dhe afrimi me një udhëheqës që nuk gëzon reputacion shumë të mirë brenda BE-së.

Burimi: E.Shehu – Monitor
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Beniada Nishani braktis Top Channel për emisionin e famshëm të Mediaset

Postimi Tjetër

Donald Veshaj pajtohet me Top Channel: Së shpejti nis programin e planifikuar

TË NGJASHME

5g
Mobile

Operatorët celularë kërkojnë subvencione nga Shteti për ngritjen e infrastukturës të rrjetit 5G

Operatorët celularë në vend kërkojnë që zhvillimi i rrjeteve 5G në vend të subvencionohet nga shteti shqiptar. Në procesin e...

nga IMA Redaksia
Pri 12, 2022
Mobile

Apple rrezikon gjobë 5 miliardë euro në Evropë

Një fondacion Holandez paditi Apple në gjykatë në lidhje me tarifat e App Store që aplikon mbi zhvilluesit duke kërkuar...

nga IMA Redaksia
Mar 30, 2022
microsoft
Mobile

Keni kureshtje të vizitoni ”varrezat” e produkteve të anuluara të Microsoft? Një faqe interneti i rendit të gjitha!

Google është i famshëm për varrezat e projekteve të braktisura, por kjo nuk do të thotë se është e vetmja...

nga IMA Redaksia
Mar 30, 2022
motorola frontier
Mobile

Motorola Frontier me kameran mbresëlënëse prej 200 megapixel

Pas Moto Edge 30 Pro, Motorola mund të jetë gati të lançojë një smartphone me specifika teknike edhe më mbresëlënëse....

nga IMA Redaksia
Mar 30, 2022
Mobile

Risia e Instagram, mbërrijnë moderatoret për transmetimet live. Ja çfarë ndryshon!

Përmirësimi i live-it në aplikacion. Ky është qëllimi i risisë së Instagramit, në fakt i vonuar prej kohësh: futja e...

nga IMA Redaksia
Mar 30, 2022
4ig albtelecom one
Mobile

4iG bëhet grupi kryesues në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri. One dhe Albtelecom zyrtarisht pjesë e grupit hungarez!

Kompania hungareze, 4iG, njoftoi zyrtarisht pasditen e të hënës marrjen e pronësisë së operatorit të dytë të telefonisë celulare në...

nga IMA Redaksia
Mar 22, 2022
Postimi Tjetër
donald veshaj romeo veshaj

Donald Veshaj pajtohet me Top Channel: Së shpejti nis programin e planifikuar

E ka prishur miqësinë me Ilir Shaqirin? Kledi Kadiu ka dy fjalë për fituesin e ‘Big Brother VIP’

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

kepi i tundimeve
Copy|Paste

E quan veten autore, por ja nga është marrë ideja e emisionit të ri ‘Kepi i Tundimeve’ nga Olsa Muhameti

nga IMA Redaksia
Qer 26, 2022
0

Këtë mbrëmje në emisionin 'Goca dhe Gra' e ftuar ka qenë Olsa Muhameti. Motivi i kësaj dalje në ekranin ku...

Lexo Më Shumë
Televizion

Big Brother VIP këtë vjeshtë në Kosovë në Klan Kosova dhe ArtMotion

nga IMA Redaksia
Qer 13, 2022
0

Edhe një nivel i zhvillimit televiziv në Klan Kosova dhe Art Motion – edicioni zyrtar i Big Brother për herë...

Lexo Më Shumë
tv klan
Televizion

Tv Klan blen të drejtat ekskluzive për 4 vjet të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare

nga IMA Redaksia
Qer 9, 2022
0

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit do të vijnë ekskluzivisht në ekranin e TV Klan. Të gjitha përballjet e kuqezinjve...

Lexo Më Shumë
Televizion

Çfarë ndodhi? Bora Zemani largohet përfundimisht nga ‘Përputhen’

nga IMA Redaksia
Qer 3, 2022
0

Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e programit “Përputhen”. Burime për Kryefjala.com thonë se moderatorja e programit të...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bëhu pjesë e IMA!
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist