IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Si arriti Australia të mbajë në kontroll koronavirusin?

by IMA Redaksia
2020/05/01
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Si arriti Australia të mbajë në kontroll koronavirusin?

Kur bëhet fjalë për koronavirusin, Australia e Jugut tani konsiderohet si një “ndër vendet më të sigurta në botë”.

ADVERTISEMENT

Ky ishte mesazhi nga një prej zyrtarëve kryesorë të shëndetit publik, pasi shumë vende nga Australia filluan procesin e ngadaltë të lehtësimit të kufizimeve. shkruan CNN.

Sipas mediave të huaja, shumë australianë tani e gjejnë veten në një pozicion kaq të “lakmueshëm”, pasi vetëm një muaj më parë, numri i infeksioneve ditore në shkallë vendi arriti në shifra të trefishta.

Mirëpo, të premten i gjithë vendi raportoi vetëm 16 raste të reja.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha të premten se javën që vjen do të shyrtojë masat lehtësuese të bllokimit.

“Australianët e kanë merituar këtë”, tha Morrison.

“Kemi nevojë të rifillojmë ekonominë, dhe shoqërinë tonë”, ka shtuar ai.

Në disa shtete, kurba është rrafshuar plotësisht: Queensland nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga e hëna, dhe Australia e Jugut nuk ka konfirmuar ndonjë infeksion të ri për më shumë se një javë.

“Nuk ka më raste në Australinë e Jugut. Ky është një pikë referimi për ne”, tha Shefi i Shëndetit Publik të Australisë së Jugut, Nicola Spurrier.

Masat e rrepta

Suksesi i Australisë në zbutjen e shpërthimit filloi me masat e hershme, duke ndaluar hyrjen e personave nga zonat me rrezik të lartë.

Më 1 shkurt, Australia u bashkua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbylljen e kufijve të saj për të gjithë vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë, ku shpërthimi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, raporton abcnews.al

Ndërsa virusi u përhap përtej Kinës, Australia ndaloi hyrjet nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, dhe më vonë mbylli plotësisht kufijtë e saj për shtetasit e huaj.

Por vendi më 19 mars, lejoi më shumë se 2,600 pasagjerë të zbarkojnë nga anija e lundrimit Ruby Princcess në Sidnei, që bëri që nga aty të “kërcejnë” mbi 600 raste dhe 15 vdekje.

Derisa numri i rasteve u rrit në fund të marsit, Morrison njoftoi më 22 mars se të gjitha baret, klubet, kinematë dhe palestrat do të mbylleshin, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të merreshin porosi vetëm me dërgesa, raporton abcnews.al

Sa i përket supermarketeve, dyqaneve për veshje, dhe salloneve të bukurisë, do të lejoheshin të qëndronin të hapura.

Shteti i Victorias mbylli shkollat, dhe disa shtete, të tilla si Australia e Perëndimit dhe Australia e Jugut, mbyllën kufijtë e tyre, duke kërkuar që të gjithë të hyjnë në karantinë për dy javë.

Deri në fund të marsit, autoritetet vendosën rregulla më të rrepta për distancimin shoqëror, duke kufizuar tubimin publik për dy persona nga 10, sa ishte më parë.

Njerëzve u kërkohej të rrinin në shtëpi dhe të dilnin vetëm për “çështje themelore” siç është pazari për ushqim, ushtrime , dhe për arsye mjekësore.

ADVERTISEMENT

Testime të shumta

Ndërsa mbyllja e bizneseve, shkollave, kufizimit të udhëtimeve, dhe rregullat e distancimit shoqëror janë masa të zakonshme të miratuara nga shumë qeveri në të gjithë botën, Australia zgjeroi edhe testimet.

Deri më tani, më shumë se 570,000 teste janë kryer në të gjithë Australinë, sipas Departamentit të Shëndetësisë.\

Nëse e krahasojmë me Mbretërinë e Bashkuar, që ka një popullsi më shumë se 2.5 herë më të madhe se Australia, ka realizuar 763,387 testime.

Më 25 mars, Australia zgjeroi kriteret e testimit duke përfshirë të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kujdesit për të moshuar, të burgosur dhe njerëzit në vendet e tjera që kishin ethe ose simptoma të frymëmarrjes akute, raporton abcnews.al

Javën e kaluar, kriteret e testimit u zgjeruan për këdo që shfaqte simptoma më të buta për COVID-19, njoftoi Kryeshefi i Federatës Mjekësore, Brendan Murphy.

“Secili që ka simptoma të frymëmarrjes akute, kollë, dhimbje të fytit, hund që rrjedhin, simptoma të ftohjes, simptoma të ngjashme me gripin, mund të testohet”, tha Murphy në një konferencë shtypi të premten.

Të hënën, Murphy tha që Australia do të fillojë të testojë edhe rastet asimptomatike për të qenë absolutisht të sigurt.

Përplasja mes Australisë dhe Kinës

Australia po ashtu ka kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj shpërthimit të koronavirusit, ndërsa përplasja së pari me Kinën filloi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë rast ambasadori kinez, Jingye Cheng, paralajmëroi se nëse Australia vazhdon të mos pranojë për një hetim të pavarur, populli kinez mund të bojkotojë produktet australiane ose të vendosë të mos vizitojë Australinë në të ardhmen.

Një ditë pas paralajmërimit të ashpër të Cheng, Morrison u zotua se do të vazhdojë hetimin në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Ky është një virus që ka marrë më shumë se 200,000 jetë në të gjithë botën. Ai ka mbyllur ekonominë globale dhe ndikimet e kësaj janë të mëdha ”, tha ai.

Source: Koha Jonë
Tags: australiaCOVID 19
Previous Post

Liri edhe për kafshët/ Ja rregullat që duhet të dini për nxjerrjen e qenit tuaj në shëtitje

Next Post

Disney Channel mbyll transmetimet në Itali

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Disney Channel mbyll transmetimet në Itali

Disney Channel mbyll transmetimet në Itali

Will Smith bashkon cast-in The Fresh Prince of Bel-Air në 30 vjetorin e serialit

Will Smith bashkon cast-in The Fresh Prince of Bel-Air në 30 vjetorin e serialit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA