Liri edhe për kafshët/ Ja rregullat që duhet të dini për nxjerrjen e qenit tuaj në shëtitje

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Për shkak të pandemisë globale të COVID-19, qeveria shqiptare aplikoi disa masa shtrënguese për qytetarët, ku për të dalë nga banesa do të duhej më parë të pajisesh me leje përkatëse. Por, me kalimin e ditëve dhe me uljen e agresivitetit të sëmundjes së coronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve i propozoi ekzekutivit shqiptar që të shpallë disa qytete si zona të gjelbra, me qëllim për të zgjatuar afatin e lëvizjes për qytetarët dhe bizneset.

Krahas kësaj, një lajm i mirë vjen edhe për të gjithë ata qytetarë, të cilët duan të nxjerrin shëtitje apo për ajrim qenin e tyre.

Tashmë edhe për këtë shqetësim të adhuruesve të kafshëve ka një zgjidhje. Në portalin e shërbimeve qeveritare e-Albania cilido qytetar mund të aplikojë për të marrë leje të posaçme për qenin e tij. Në e-Albania bëhet me dije se “leja për të shëtitur qenin” ka vlefshmëri shtatë ditë dhe mund të përdoret në fashat orare 06.30 deri në 07.30 dhe 18.30 deri në 19.30.

Çfarë duhet të dini për të marrë lejen për qenin tuaj:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për të shëtitur qenin”;

– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur datën;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms.

Policia e Shtetit do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka marrë apo jo miratim për këtë. Më tej, kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan SMS apo mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Leje për dalje
“Leje për dalje” për këmbësor, punë, arsye shëndetësore, DPSHTRR-SGS, shëtitje qeni është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente, të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet personal ose në këmbë, të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet vetëm për ata që kanë probleme shëndetësore dhe që mund t’ju duhet ndihma e mjekëve në çdo kohë, të aplikojnë për t’u pajisur me leje për qarkullim me automjet për kryerjen e rinovimit të lejes së drejtimit, procedurës së kontrollit teknik të mjetit apo shërbimit të kolaudimit të mjetit pranë DPSHTRR/SGS, si dhe të aplikojnë për t’u pajisur me leje për të shëtitur qenin.
– “Leje për këmbësor” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe kohëzgjatja e lejes ditore gjatë kësaj fashe orare është 2 orë.

– “Leje për punë” vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshire dhe fundjavën.
– “Leje për arsye shëndetësore” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 05.00 deri në 17.30, vetëm për përshkimin e rrugës: Shtëpi-Qendër Shëndetësore-Shtëpi.
– “Leje për DPSHTRR/SGS” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe ju mund të rezervoni vetëm 1 orar në ditë. Leja është e vlefshme për të gjithë procesin, nga nisja drejt drejtorisë më të afërt rajonale dhe kthimi në shtëpi.
– “Leje për të shëtitur qenin” ka vlefshmëri 1 javë dhe mund të përdoret në fashat orare 06.30 deri në 07.30 dhe 18.30 deri në 19.30.
Për shërbimin “Leje për punë” në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet” ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju. Personi duhet të ulet vetëm në sediljen e pasme, diagonal me ju.

Për shërbimin “Leje për arsye shëndetësore” ju mund të shoqëroheni vetëm nga 1 person tjetër, si dhe duhet të keni patjetër me vete një dokument mjekësor, që vërteton problemin tuaj shëndetësor.

Aplikimi për shërbimin “Leje për këmbësor” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst që përmban numrin tuaj të identifikimit (NID) si dhe orarin e daljes (shembull: J12345678L 0930).

Aplikimi për shërbimin “Leje për mjet për punë” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst si në vijim, sipas specifikës së aplikuesit:
– Për shtetasit shqiptarë, që makinën apo motorrin e kanë me targë shqiptare, mesazhi në 55155 do të duhet të dërgohet si më poshtë: Gërma M, Targa e mjetit, numri i shasisë dhe numri personal në kartën e Identitetit (ID)

– Për shtetasit e huaj, që automjetin e kanë me targë të huaj, formati i saktë i mesazhit është: Gërma MF F targa e mjetit dhe numri personal në kartën e Identietit

Shtetas shqiptar, targë shqiptare: M TARGË SHASI NID

Shtetas shqiptar, targë e huaj: MF TARGË NID

Shtetas i huaj, targë e huaj: MF F TARGË NID

Shtetas i huaj, targe shqiptare: M F TARGË SHASI NID

Ndiqni me kujdes sqarimet:
*Gërmat M dhe F janë të pandryshueshme.
**Targa, Shasia dhe Numri i identitetit janë unike si për qytetarin, autoveturën dhe motoçikletën.
***Lutemi të respektoni nga 1 hapësirë midis fjalëve në mesazh.

Përgjigjia miratuese ose refuzuese e aplikimeve nëpërmjet mesazhit në 55155 do të vijë në telefonin tuaj brenda 24 orësh. Mesazhi ne telefonin tuaj është provë për stukturat e policisë.

Kujdes! Në mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues për leje dalje për këmbësorë/automjet nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

-Në rast se ju nevojitet leje për këmbësor:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për këmbësor”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht);
– Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-17.30;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;
– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”
– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
– Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;
– Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;
– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditet e javës përfshirë edhe fundjavën;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;
– Leja për punë është e vlefshme për javën aktuale ose për javën pasardhëse nëse aplikohet pas orës 15.30 të ditës së shtunë.
– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative, si dhe nëpunësit e administratës publike;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të shtunë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Në rast se ju nevojitet leje për arsye shëndetësore:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

– Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin e lëvizjes me destinacionin përkatës;
– Nëse lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të dielë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Në rast se ju nevojitet leje për DPSHTRR/SGS:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për DPSHTRR/SGS”;

– Përzgjidhni datën, llojin e lejes “SGS” ose “DPSHTRR”, dhe më pas zgjidhni Degën Rajonale ku do të paraqiteni për të kryer kontrollin fiizk të mjetit;
– Nëse automjeti është i regjistruar në emrin tuaj, ai do t’ju shfaqet menjëherë në listë, në të kundërt ju duhet të shkruani targën e tij ose shasinë, nëse mjeti nuk është pajisur ende me targë;
– Nëse ju duhet të kryeni veprime pranë sporteleve të DRSHTRR-ve, duhet të përzgjidhni paraprakisht edhe llojin e shërbimit që ju nevojitet.
– Deklaroni nëse jeni pronari i mjetit ose jo dhe perzgjidhni orën e paraqitjes pranë drejtorisë rajonale përkatëse apo SGS-së.
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të dielë;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Ju mund të rezervoni vetëm 1 orar në ditë dhe leja është e vlefshme për të gjithë procesin, nga nisja drejt drejtorisë më të afërt rajonale dhe kthimi në shtëpi;
– Nëse një orar rezulton i zënë, do të thotë që është arritur numri limit i rezervimeve të përcaktuara për atë orar dhe ju duhet të përzgjidhni një orar ose një datë tjetër;
– Krahas dokumenteve personale (kartë identiteti/pasaportë dhe lejedrejtimi) dhe dokumenteve të mjetit, ju duhet të keni të ruajtur në celularin tuaj konfirmimin e lejes nga e-Albania;
– Në rrugën e kthimit, ju duhet të jeni të pajisur me faturën/dokumentin e shërbimit ose refuzimit të shërbimit nga DRSHTRR ose SGS;
– Në makinë lejohen jo më shumë se 2 persona ku pasagjeri duhet të ulet te sedilja mbrapa, diagonal me shoferin. Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person.
-Në rast se ju nevojitet leje për të shëtitur qenin:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për të shëtitur qenin”;

– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur datën;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan SMS apo mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj. Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes e-mail nga Policia e Shtetit janë të vlefshme edhe për javën e ardhshme (20-26 Prill). Për lejet pas datës 26 Prill, ju duhet të riaplikoni sërish pranë e-Albania.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!