Skandal: Petri Bozo përjashton mediat kosovare nga “Miss Shqipëria”

Organizatori i spektaklit “Miss Shqipëria 2014″, që këtë vit po mbahet në Ulqin, Petri Bozo ka përjashtuar gazetaret Kosovar nga ky event, duke i fyer dhe mos i lejuar për të incizuar.

Ne ketë event ishin 37 gazetar dhe kameraman nga Kosova, të cilët Bozo përveç se i ka përjashtuar edhe i ka sharë gjatë incidentit.

“Çka po e lëni kamerën këtu. Ose rrini prapa publikut ose ja u gjuaj kamerën në deti”, citohet t’u ketë thënë regjisori i Mis Shqipëria, Petri Bozo, gazetarëve.

Ende nuk dihet arsyeja se pse erdhi deri te ky incident.

Ndryshe, ky është edicioni i 16 “Miss Shqipëria” që sivjet po organizohet në Kalanë e Ulqinit.

Burimi | GazetaPlus.net