IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sokol Balla konfirmoi largimin nga Topi, vjen reagimi i Vjollca Hoxhës: Nuk u shemb Roma se iku Koli

by IMA Redaksia
2018/01/01
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Sokol Balla konfirmoi largimin nga Topi, vjen reagimi i Vjollca Hoxhës: Nuk u shemb Roma se iku Koli

Gazetari Sokol Balla iku nga Top Channel duke e konfirmuar vetë këtë gjë naten e nderrimit të viteve, me një postim në Twitter ku shkruante: Sot rruget ndahen këtu me Top Channel.

ADVERTISEMENT

Por një ditë me pas, i është pergjigjur Vjollca Hoxha, pronarja e Top medias, ku në nje shkrim postuar edhe ne faqen e webit te Top Channel, shkruhet:

ADVERTISEMENT

 

“Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli”.

 

Shkrimi i publikuar në portalin folshqip.al

Top Channel, Vjollca Hoxha dhe sulmet klanore të klanëve të pushtetparasë.

Mu Natën e Vitit të Ri, si për t’ja prishë darkën e ndërrimit të viteve, Vjollca Hoxhës dhe Top Channel, si një hakmarrje e ftohtë për shkarkimin nga drejtor lajmesh, Sokol Balla njoftoi me ca radhë se rruga me Top Channel tashmë ndahet përfundimisht.
Krisja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën erdhi pas emisionit në shtëpinë e Saimir Tahirit, për të cilin pati kritika të shumta nga publiku. Në fakt ajo intërvistë ishte si një qokë e Ballës për ish-ministrin, ndonëse në publik u interpretua si një porosi e Edi Ramës ndaj Vjollca Hoxhës, pronare e vetme e Top Channel. Sokol Balla u shkarkua nga drejtor informacioni në Top Channel, ndërsa mbrëmë në mesnatë, kur ishte shtruar sofra e Natës së Vitit të Ri, Balla, hodhi me atë pjerrtësinë e shikimit televiziv, një bombë si punë fishekzjarri festiv, por në të vertetë që theu disa dritare të Top Channel. Iku edhe nga Top Story.
Informacione mediatike dhe portalesh, për largimin e tij, kishin dalë më përpara nga burime mediatike klanore apo që tirreshin në një televizion tjetër, i cili e do të vdekur Top Channel. Pasi mposhtën dhe vdiqën gjigandin televiziv kombëtar RTSH (këtu ka faj edhe vetë Top Channel që heshti, kur varrosej TVSH); tashmë synimi mbetet kalaja Top Channel.
Top Channel është realisht televizioni më i madh kombëtar. Ai lindi si një dritë e re radiotelevizive, por lindi në mes të luftës mediatike dhe politike, dhe si i tillë kishte mision informimi të paanshëm. Top-i lindi si një shpresë informative dhe investigimi për shoqërinë. Atë e krijoi Tani i Top-it, e lindi si televizion të publikut ose në një farë mënyre për të qenë me publikun e jo me qeveritë. Pra televizion me mision e detyrë opozitare ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe dhunon shoqërinë.
Vjollca Hoxha ndodhet mes një stuhie të krijuar nga kundërshtarët televizivë, pavarësisht se i japin dorën, por nën dorë e buzëqeshje kanë thikën e pabesisë së konkurencës. Deri diku janë normale brrylat nga konkurenca në një botë pushteti radioteleviziv, ku ndërthuren shumë interesa jo vetëm profesionalizmi. Por nuk është thjesht një konkurencë profesioni, po të ishte kështu do ishte deri diku normale. Janë interesa pushteti, oligarkish, miliardash dhe grupesh ekonomiko-mediatike të cilat ndodhen të ngërthyer me njëmijë fije interesash me pushtetin e radhës. Top Channel, ndonëse me deviacione të pjesshme, por ka qëndruar ashtu siç është krijuar TOP ndaj pushtetit.
Top Channel është një Perandori mediatike. Duan ta thërmojnë nga pak e përditë, me kujdes e djallëzi. Përballë ka media të tjera që marrin para nga pushteti, bile marrin qindra milionë dollarë në forme lejesh ndërtimi, investimesh, PPP, zona turistike, hotele e gjithçka prodhon pushteti ekzekutiv ndaj pushtetit të medias. Top Channel nuk besohet se ka marrë apo përfituar gjëra të tilla, të paktën do të ishte bërë publike nëse do kishte futur dorën Vjollca Hoxha në thesin e qeverisë, siç bëjnë pala përballë e Top Channel. Nëse i kanë dhënë si Bashki e Tiranës ca kioska shtypi apo për shitje cigaresh nëpër Tiranë, është një tallje me shumë se ndihmë për të mbajtur një gjigand televiziv si Top Channel. Top-i ka ndërtuar vetë një ndërtesë me kredi e me halle dhe po paguan për zyrat e reja televizive, ndërkohë që mediat e tjera televizive, pothuaj të gjitha, kanë marrë qyl nga qeveritë toka, prona, zyra, etj. Top Channel ka gërmuar shpirtin e tij për tu mbajtur gjallë dhe fort në këtë botë televizive dhe kur kryeministri Rama është kthyer në të vertetë, siç thoshte Ylli Rakipi, në një kryeredaktor të mbi 85 përqind të mediave shqiptare.

Kjo është e frikshme!

Ndaj Top Channel është përballë televizioneve të tjera të cilët kanë shumë para, prona, me shumë mbështetje pushteti ekzekutiv, bile janë bërë njësh. Vjollca Hoxha si “perandore” e Top Channel ka përballë edhe qeverinë, edhe kryeministrin e rradhës, i cili vjen nga media dhe ia di se ku duhet shpuar me trapan për ta sakatuar median e cila nuk nënshtrohet apo nuk bëhet pjesë e oligarkisë se madhe që ka kapur këtë vend.

Top Channel ka një zgjidhje; sulm dhe zbardhje të vertetave të pushtetit, por edhe të konkurentëve të mbushur me para pushteti.
Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.
Vjollca Hoxha ka nevojë të tregohet e shpejtë, jo vetëm për këtë ikje, por edhe për lajmet, pasi ndonëse është një gazetar i mirë ai që drejton sot lajmet. Lajmet duan një ikonë profesionializmi dhe kurajo meditiake, që kur të dal sigla e lajmeve Top Channel ministrat apo kryeministri të vrapojnë për të kapur lajmet dhe të rrijnë me zemër në dorë. Sa me shumë “infarkte” qeveritare krijon Top Channel aq me shumë e do publiku, aq me fortë kthehet Top-i si në kohën e Tanit të Topi-t (marrë nga www.folshqip.al)
A.M.

 

Tags: Sokol BallaTop ChannelVjollca Hoxha
Previous Post

‘Jam krenar që jam shqiptar’, aktori simpatik që çmendi vajzat na doli me origjinë shqiptare

Next Post

Si ta quaj këtë dashuri/ Anxhali bie në kurthin e Sham, ajo e humb bebin, ja ç’do ndodhë nesër

TË NGJASHME

Alketa dhe Arbana, bashkë në finalen e “X Factor Albania” – Një ribashkim simbolik pas një çerek shekulli
TELEVIZION

Alketa dhe Arbana, bashkë në finalen e “X Factor Albania” – Një ribashkim simbolik pas një çerek shekulli

Finalja e “X Factor Albania” do të sjellë një moment të veçantë në ekranin e TV Klan, ku për herë...

by IMA Redaksia
Pri 3, 2025
Ferma VIP 2 rikthen në ekran Luana Vjollcën pas më shumë se një viti – Prime Time i saj i parë në Vizion Plus
Ferma Vip

Ferma VIP 2 rikthen në ekran Luana Vjollcën pas më shumë se një viti – Prime Time i saj i parë në Vizion Plus

Përveç rikthimit të shumëpritur të “Ferma VIP” me sezonin e dytë, ky edicion shënon edhe rikthimin në ekran të moderatores...

by IMA Redaksia
Mar 23, 2025
“Ferma VIP 2” rikthehet në 31 Mars në Vizion Plus – Spektakël, Emocione dhe Sfidë si kurrë më parë
Ferma Vip

“Ferma VIP 2” rikthehet në 31 Mars në Vizion Plus – Spektakël, Emocione dhe Sfidë si kurrë më parë

Pas suksesit të bujshëm të edicionit të parë, “Ferma VIP” rikthehet me sezonin e dytë në ekranin e Vizion Plus,...

by IMA Redaksia
Mar 23, 2025
Elton Ilirjani: Sekretet e frikshme të Parashqevi Simakut… Çfarë do të zbulojë biznesmeni në “Opinion”?
TELEVIZION

Elton Ilirjani: Sekretet e frikshme të Parashqevi Simakut… Çfarë do të zbulojë biznesmeni në “Opinion”?

Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani do të jetë i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, ku do të rrëfejë detaje...

by IMA Redaksia
Mar 19, 2025
Rikthehet “Ferma VIP” – Kush do të jenë konkurrentët dhe moderatori e edicionit të dytë?
TELEVIZION

Rikthehet “Ferma VIP” – Kush do të jenë konkurrentët dhe moderatori e edicionit të dytë?

Pas suksesit të edicionit të parë, reality show “Ferma VIP” është gati të rikthehet në ekranet shqiptare me sezonin e...

by IMA Redaksia
Mar 19, 2025
“Selling the City”: Një udhëtim në elitën e Nju Jorkut dhe historia e Jordyn Taylor Braff. Cila është agjentja me origjinë shqiptare?
TELEVIZION

“Selling the City”: Një udhëtim në elitën e Nju Jorkut dhe historia e Jordyn Taylor Braff. Cila është agjentja me origjinë shqiptare?

"Selling the City" është një nga reality show-t më të ndjekur në Netflix, duke ndjekur aktivitetin e tetë agjentëve imobilarë...

by IMA Redaksia
Jan 18, 2025
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Anxhali bie në kurthin e Sham, ajo e humb bebin, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Anxhali bie në kurthin e Sham, ajo e humb bebin, ja ç’do ndodhë nesër

“I’m a live”, “Suus” dhe “World” ndër Top 250 këngët më të dashura të Eurovision

"I'm a live", "Suus" dhe "World" ndër Top 250 këngët më të dashura të Eurovision

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA