Sondazhi i IPR Marketing: Kush mbizotëron në News 24, ‘Studio e Hapur’ apo ‘Të Paekspozuar’?

Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin News 24.

Dy emisionet e marra nga sondazhi, janë “Studio e Hapur” dhe “Të Paekspozuar”, ku për të parin 59% thonë se e kanë ndjekur dhe 42% shkojnë në favor të emisionit të dytë. Ndërkohë, 74% thonë se e pëlqejnë emisionin “Studio e Hapur”, kundrejt 70% që pëlqejnë emisionin “Të Paekspozuar”.

Për sa i përket drejtuesve, 68% thonë se e njohin Eni Vasilin, për të cilën 75% kanë mendim pozitiv, ndërsa 64% thonë se e njohin Ylli Rakipin që drejton emisionin “Të Paekspozuar”, për të cilin 66% thonë se kanë mendim pozitiv.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.