Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin kombëtar Top Channel.
Qytetarët e pyetur nga IPR Marketing për Top Channel, 74% e të anketuarve thonë se kanë ndjekur emisionin Top Show dhe 86% thonë se ju pëlqen emisioni në fjalë. Ndërkohë, 79 për qind e të pyeturve thonë se e kanë ndjekur emisionin Top Story, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë. Pra, 1 për qind më pak se emisioni Top Show.
Të pyetur nëse i njohur drejtuesit e këtyre dy emisioneve, 86% thonë se e njohin Alban Dudushin dhe 85% e pëlqejnë atë. Ndërkohë, 85% thonë se njohin drejtuesin e Top Story, Sokol Balla dhe 84% thonë se kanë mendim pozitiv për të.