IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sonila Meço kujton mbylljen e Agon Channel: Unë zgjodha me vullnet të qëndroj larg ekranit, për sa kohë nuk e kam dëshmuar të plotë atë histori

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Sonila Meço kujton mbylljen e Agon Channel: Unë zgjodha me vullnet të qëndroj larg ekranit, për sa kohë nuk e kam dëshmuar të plotë atë histori

Sonila Meço një prej imazheve kryesore të Agon Channel, ka kujtuar 2 vjetorin e mbylljes së tij me një status në facebook. Sot dy vite më pas,Meço mesaduket nuk e ka mbyllur ende misionin dhe betimin e saj për të gjetur drejtësinë për televizionin e mbyllur.

ADVERTISEMENT

Më poshtë statusi i plotë i sonilës në Facebook:

“Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me prezencë thuajse ditore në ekran, mu desh të dëshmoja fikjen e një sinjali drejtpërdrejtë, nuk mendoja për ç’vinte pas. Me instiktin e gazetarit, ndjeja një ngasje të paprovuar të tregoja një histori të patreguar: të jesh aty, live, duke raportuar mbylljen e një medieje në Shqipëri. Arbitrarisht. Me vullnetin e shprehur të pushtetit, që ende nuk kish pagëzuar ‘kazan’ ç’mbetej. Më mirë ‘shuar’ si media, mendoj sot, se si kazan.

ADVERTISEMENT

Sepse në thelb, po të jemi të sinqertë deri në fund, u fikën të tëra dalëngadalë. Me ndonjë iskër që ende prushon në ‘hirin’ që ka krijuar propaganda.

Kanë kaluar 2 vjet, ende nuk e kam shkruar atë histori, të cilën mezi pres ta tregoj. Sepse me gjithë përpjekjen e jashtëzakonshme të disa portaleve për të bërë gazetarí të mirë, rasti i Agon Channel është pasqyrë kristal për të kuptuar llojin e shtetit ku kemi ‘varur’ lëkurën tonë. Sa më e trashë bëhet, aq më shumë i rëndon e aq më i gatshëm është të përdorë pushtetin për ta holluar.

Unë zgjodha me vullnet të qëndroj larg ekranit, për sa kohë nuk e kam dëshmuar të plotë atë histori. Misioni i parë i gazetarit është ta tregojë. Dhe në përpjekjen për të mos bërë gabimet e së shkuarës, si shumkush në profesionin tonë, që i është dashur të durojë ca më shumë, për të thënë ca të vërteta sadopak, 2 vjet më ngjajnë çmimi për t’u paguar për të mos iu rikthyer ‘kazanit’, atij pa të cilin pushteti nuk do ‘ziente’ dot të palarat e veta.

Atje ku asgjë nuk është e sigurt, gjithçka është e mundur. 
Faleminderit me zemër kujtdo që ma kujton me dëshirën për të më parë sërish në ekran! E kam thënë gjithnjë se dhuna vepron shpejt e drejtësia i ka ritmet e ngadalta, por unë kam vendosur të respektoj të dytën, për t’u rikthyer në ekran edhe me një mundësi më shumë për të mos i lënë hapësirë së parës.

Së shpejti…”

 

Tags: Mbyllje transmetimeshPersonazhSonila MeçoSonila Mexo
Previous Post

2 vjet nga mbyllja e Agon Channel | VIDEO

Next Post

“Mehmet Bir Cihan Fatihi”: Konfirmohen emrat e aktoreve kryesore në serial

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Mehmet Bir Cihan Fatihi”: Konfirmohen emrat e aktoreve kryesore në serial

"Mehmet Bir Cihan Fatihi": Konfirmohen emrat e aktoreve kryesore në serial

‘Dua të të bëj të lumtur’: Arbana fton në emision futbollistin me famë botërore

'Dua të të bëj të lumtur': Arbana fton në emision futbollistin me famë botërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA