Jete, ora 21:00 – 3Plus
Episodi 74
Lejlja kërcënon Derjan dhe përpiqet t’u mbushë mendjen familjarëve se ajo është e çmendur, por a do ta besojë njeri. Murati pret ende që Hajati ta falë. Keremi dhe Ipeku do të organizojnë një ceremoni modeste fejese. Ç’do të bëjë Lejlja kur Hazalli e kërcënon haptazi?
Mos u dorëzo, 21:45 – 3plus
Episodi 158
A do të shkojë Jigiti të takojë Nurin në burg? Kush do të porositë vrasjen e Nurit? Tajari urdhëron Xhahitin të martohet me vajzën e tij. Po Emini do të pajtohet me Jagmurin?
Rikthimi 19:00 3Plus
Episodi 114
Herardo kërcënon Karlosin që të lirojë Monikën dhe Kamilën.
Me ndihmën e Kamilës, ai qëllon dhe e vret Rikalden.
Tomasi i vjen në ndihmë Diegos për të dalë nga burgu.
Pasi Monika dhe Kamila kthehen në shtëpi, Horhe i kërkon llogari Elenës për identitetin e vërtetë të Raul Kamaços. Si do të reagojë ajo?