Show për krimet Brottscentralen në Suedi ka akuzuar një nga drejtuesit e SVT, kanalit shtetëror për tentativë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur kundrejt pagesës nëpërmjet një portali njohjesh online.
Skuadra e spektaklit ka krijuar një profil fallso në faqen e shërbimit, duke organizuar një takim me personin në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Emisioni ka publikuar edhe një video ku shfaqet drejtuesi i emisionit i cili përballet me menaxherin e SVT i cili gjatë bisedës i ka ofruar vajzës 9.000 SEK (monedha lokale) për çdo akt, çdo javë derisa ajo të mbushte 15 vjeç.
Ngjarja është komentuar edhe nga SVT, i cili ka njoftuar se do të fillojë zbulimin për këtë çështje./IMA/