IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Aktorja nga Berati që synon majat, realizon filmin e jetës me Sofia Loren

by Niko Lako
2017/09/14
in Kinema
Reading Time: 4 mins read
A A
Aktorja nga Berati që synon majat, realizon filmin e jetës me Sofia Loren

Ndër shqiptarët që kanë ngritur lartë emrin e Shqipërisë është edhe Xhilda Lapardhaja vajza e re nga Berati, aktore shume e njohur teatri, filmi dhe reklamash në shtetin fqinj, Itali.

ADVERTISEMENT

Xhilda nuk është shumë e njohur për publikon tonë si emër, po si fytyrë me patjetër që po, pasi ka luajtur në seriale të tilla si “Un Medico in Famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1” etj…

Miniseria e filmit televiziv “La mia casa è piena di specchi” mbi jetën e Sofia Loren, me regji të Vittorio Sindoni dhe i prodhuar nga “Idea Cinema”, përveç pjesëmarrësve si aktorë të Sofia Loren, Enzo De Caro, Margareth Madè, ka në grupin e aktorëve edhe aktoren me origjinë shqiptare e pikërisht nga Berati, Gilda (Xhilda) Lapardhaja.

Ky film i dedikohet jetës së nënës së ikonës italiane të filmit, Sofia Scicolone, ose në art Sofia Loren. E bazuar mbi skenarin e Maria Scicolone, motra e divës, filmi do të na tregojë ndodhitë e Loren në harkun kohor që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri tek triumfi që aktorja pati në vitin 1962, kohë kur ajo fitoi statujën si aktorja më e mirë protagoniste në filmin “La Ciociara”.

ADVERTISEMENT

Përveçse do të shohim edhe aspekte më pak të njohura të jetës së saj, siç është fëmijëria. Për të interpretuar Sofia Lorenin gjatë rinisë së saj është përzgjedhur Margareth Madé, e kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë për këtë vajzë të re që do i duhet të përballojë mitin e Sofias.

“Nuk e kam fshehur asnjëherë që jam shqiptare. Në të gjitha prezantimet e mia tek regjisorët italianë kam përdorur të dhënat e mia personale. Nuk kam dashur të ndryshoj as mbiemrin, ashtu siç bëjnë shumë prej aktorëve të tjerë të huaj…”.

Kështu do të shprehej kohë më parë Xhilda Lapardhaja. Ajo është tepër e njohur në botën e reklamës, skenës, filmit dhe televizionit italian.

Xhilda Lapardhaja, vajza nga Berati, që ëndërronte të bëhej balerinë, është një prej aktoreve të reja që po përçon më së miri imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë. Vajza që ka pozuar për “Valentino”, “Omnitel” etj. e që është bërë e njohur edhe në Shqipëri përmes roleve si aktore në “Un medico in famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1?, “Madre come te” etj.

Ëndërron në fakt të shkelë me një projekt artistik edhe në tokën shqiptare. E para “ftesë” i erdhi nga fotografi Roland Tasho për reklamën e birrës “Tirana”, ku Lapardhaja shfaqet përkrah balerinit Ilir Shaqiri. Por, ajo synon më shumë…

Lapardhaja është lindur në Berat në vitin 1982, në lagjen karakteristike të Mangalemit. E vogël, Xhilda Lapardhaja regjistrohet në shkollën e baletit në Tiranë.

Përparimi i shpejtë në shkollën e baletit bëri që në vitin 1992, në moshën 10-vjeçare, të fitojë një bursë studimi për në Operën e Parisit.

Por, atje qëndroi vetëm disa muaj dhe zhvendoset në Itali për t’u bashkuar me familjen e saj, që tashmë kishte ardhur në Romë. La Parisin dhe u regjistrua në Akademinë Kombëtare të Baletit në Romë.

Gjatë studimeve në Akademi punoi me pasion, iu përkushtua këtij profesioni me të cilin kishte lidhur të ardhmen. Por, një aksident dhe një ndërhyrje kirurgjikale në gju në moshën 17-vjeçare, i la në mes këto ëndrra. Mjekët e rekomanduan se nuk mund ta ushtronte më tej këtë profesion.

Për gati një vit u ndje keq jashtë skenës së baletit. Por, pamja dhe talenti i Lapardhasë tërhoqën vëmendjen e manjatëve të botës së reklamës dhe u angazhua menjëherë duke pozuar nën sharmin e veshjeve “Valentino”.

Imazhi i Xhildës u përzgjodh edhe si përfaqësues i mesazheve publicitare të “Poste Prioritare”, të prodhimeve “Buitoni” në Francë, të spoteve kundër drogës, apo posterave gjigante publicitare të “Omnitel”, kompanisë gjigante të telefonisë celulare në Itali.

Megjithatë, Xhilda synonte me çdo kusht të bëhej aktore. Një dritare për këtë i ishte hapur që në moshën 15-vjeçare. Regjisores italiane Franceska Arkibuxhi i nevojitej një personazh i ri për njërin prej filmave të saj dhe po vizitonte shumë shkolla të mesme për këtë qëllim.

Mes shumë konkurrenteve u përzgjodh edhe Xhilda Lapardhaja, edhe pse në “provën” finale regjisorja vendosi t’ia besonte rolin një tjetër vajze. Megjithatë, nuk do të kalonte pa u vënë re.

Vetë regjisorja do t’i kërkonte numrin e telefonit dhe adresën me premtimin se do të rikthehej. Pak javë më pas, Xhilda do të debutonte në telefilmin “Un medico in famiglia”, në rolin e Dolores. Njëri pas tjetrit do të vinin role të tjera në botën e telenovelave.

Tani 35 vjeç, rolet ku ka interpretuar Lapardhaja, janë të shumta. Që nga telenovelat e ndjekura edhe në stacionet shqiptare, si “Un Medico in Famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1?, “Madre come te”, në serialin televiziv “Orgaglio”, në kinema me filmat “Prima del tramonto”, “Il ritorno”, apo “Casa Eden”, e deri në teatër përkrah aktorit të madh, Paolo Vilaxho…

Nga Anisa Demiraj

Tags: PersonazhSofia LorenXhilda Lapardhaja
Previous Post

Salome! Ja si duket sot aktorja e telenoveles qe rembeu zemrat e çdo shqiptari!

Next Post

Top Channel i fshin videon nga Youtube moderatorit Adi Krasta, ja pse…!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Top Channel i fshin videon nga Youtube moderatorit Adi Krasta, ja pse…!

Top Channel i fshin videon nga Youtube moderatorit Adi Krasta, ja pse...!

Sot në serialet e Tring | 15/09/17

Sot në serialet e Tring | 15/09/17

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA