IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sprint pranon ofertën e T-Mobile – Marrëveshja $26 mld pritet ti japë avantazh teknologjik SHBA ndaj Kinës

by IMA Redaksia
2018/04/30
in Uncategorized
Reading Time: 2 mins read
A A
Sprint pranon ofertën e T-Mobile – Marrëveshja  mld pritet ti japë avantazh teknologjik SHBA ndaj Kinës

Kompanitë e telekomunikacionit në SHBA, T-Mobile dhe Sprint, ranë dakord për shkrirjen mes tyre që arrin vlerën e 26 miliardë dollarëve.  Kompanitë bënë të ditur se pritet të kalojnë sfidat rregullatore për shkak se marrëveshja do të krijojë mijëra vende pune dhe do të bëjë që Shtetet e Bashkuara të kenë avantazh ndaj Kinës në rrjetin celular.

ADVERTISEMENT

Kjo dakordësi përfundon bisedimet 4-vjeçare të operatorëve të rrjeteve të lëvizshme, që zënë vendin e tretë dhe të katrët në tregun amerikan.  Bashkimi pritet të krijojë një kompani me 127 milionë klientë, që do të jetë një konkurrent i ashpër ndaj dy firmave më të mëdha të këtij sektori; Verizon Communications dhe AT&T.

Autoritetet rregullatore në SHBA pritet të hetojnë ashpër këtë marrëveshje, kryesisht mbi mënyrën e vendosjes së çmimeve. Verizon kishte 116 milionë klientë ndërsa AT&T, 93 milionë deri në tremujorin e parë 2018.

Marrëveshja e mësipërme nuk rezultoi me sukses në vitin 2014, kur administrata e Obama shfaqi shqetësime mbi krijimin e një monopoli. Sipas kreut ekzekutiv të T-Mobile në SHBA, John Legere, marrëveshja e re do të krijojë rrjetin me kapacitetin më të lartë në SHBA, me çmime më të ulëta, më shumë vende pune dhe shërbime të përmirësuara në zonat rurale.

Kompania e re, që do të marrë emrin e blerësit, T-Mobile, do të investojë 40 miliardë dollarë në 3 vitet e ardhshme për të rinovuar rrjetet, në mënyrë që të përshtatet me teknologjinë 5G, që sipas kreut të kompanisë, do të ketë shpejtësinë që duhet për të karikuar dronët dhe makinat pa pilot.

ADVERTISEMENT

Sipas renditjeve zyrtare në SHBA, vendi mbetet pas Kinës dhe Koresë së Jugut në gatishmërinë për të prezantuar rrjetin 5G.

Lajmërimi erdhi pasi zotëruesi kryesor i T-Mobile, Deutsche Telekom dhe kompania japoneze Softbank, që kontrollon Sprint, ranë dakord për një strukturë që do të lejojë firmën gjermane që të vazhdojë të konsolidojë kompaninë, që do të ketë një vlerë tregu prej mbi 80 miliardë dollarë.

DT do të zotërojë 42% të kompanisë së kombinuar,  do të kontrollojë bordhin dhe zgjedh 9 nga 14 drejtorë.

Klevis Llaha/SCAN

Previous Post

MTV Networks zgjerohet në Ukrainë

Next Post

Njihuni me serialin e ri që do të nis sot në Jolly HD

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Njihuni me serialin e ri që do të nis sot në Jolly HD

Njihuni me serialin e ri që do të nis sot në Jolly HD

Sara dhe Ledion Liço martohen këtë verë, ky është hoteli më i shtrenjtë në botë ku do bëhet dasma madhështore

Sara dhe Ledion Liço martohen këtë verë, ky është hoteli më i shtrenjtë në botë ku do bëhet dasma madhështore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA