Suksesi i “Stina e Qershive”, Sky sfidon Mediaset ble një serial turk

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ashtu si ju kemi informuar, Mediaset mirëpriti para disa javësh në Canale 5 për herë të parë në historinë e transmetimit, serialin turk “Cherry Season” (Stina e Qershive), i cili aktualisht ka arritur të fitojë një shikueshmëri mjaft të mirë.

Por mesaduket sfiduesi kryesor i Mediaset në Itali, platforma Sky, duke parë suksesin e këtij seriali, ka vendosur që të blej një serial turk për t’a transmetuar në versionin italian të Fox Life. është pikërisht një prodhim i 2015, Adi Mutluluk, i cili në Turqi ka arritur të fitojë një shikueshmëri të kënaqeshme.

Me një cast mjaft të pasur aktorësh, ku spikasin Kaan Yildirim dhe Ezgi Eyüboglu, Adi Mutluluk i quajtur ndryshe Happiness, flet për historinë e dy të rinjve Batu dhe Kumnusal të cilët vijnë nga Izmiri për në Stamboll për të gjetur lumturinë e tyre.

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!

https://www.youtube.com/watch?v=J58VdIPw-bM

 

Artikulli paraprakRikthehet “Maratona e Këngës Popullore” në TV Klan
Artikulli tjetërNetflix ndryshon look, zbulohet logo e re