IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sulejmani i Madhërishëm, sezoni i katërt nga 24 janari në Albanian Screen

by Niko Lako
2014/01/15
in Serial
Reading Time: 4 mins read
A A

Vjen sërisht në ekranin e Albanian Screen, seriali dramatik turk me i suksesshëm, Sulejmani i Madhërishëm me sezonin e katërt.
Nga e premtja e 24 janarit do të transmetohet episodi i parë premierë i këtij sezoni, i cili është dhe i fundit.

Lufta për pushtet, ambiciet e fshehta të fëmijëve për trashëgimin e fronit. Dashuria dhe urrejtja e sundimtarit me familjen e tij. Personazhe të rinj, dashuri të reja, intriga të tjera do të përgjumiin historine e sulltanit të botës ne sezonin final të serialit më të ndjekur turk në Shqiperi dhe jo vetëm!

Promo televizive

post di Albanian Screen.

Siç e keni marrë vesh tashmë, Sulltaneshë Hyrremi, do të luhet nga një aktore tjetër, por nuk do të jetë ky i vetmi ndryshim i vazhdimit të serialit. Vahide Gordum, është aktorja që do të interpretojë Sulltaneshën Hyrrem në sezonin e IV të serialit “Sulejman i Madhërishëm”. Aktorja Meryem Uzerli nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të serialit. Ajo do të mungoj nga sezoni final i serialit për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Një aktore italiane në serial. Në sezonin e 4-ët në serial do të futet gruaja e Princit Selim, Nurbanu Hatun, e cila më pas do të bëhet Sulltaneshë pasi Selimi bëhet sundues i Perandorisë Osmane. Mendohet se ajo mund të ketë qenë ose një fisnike nga Venecia ose spanjolle me origjinë. Nurbanu pati 4 fëmijë me Selimin 3 vajza dhe 1 djalë (Murad III, Esmehan Sultan, Fatma Sultan, Şah Sultan). Muradi III trashëgoi fronin duke u bërë Sulltan për 9 vjet. Kështu Nurbanu udhëhoqi haremin si Valide nga 1574 deri me 1583. Vdiq me 1583 në Stamboll. Thuhet se personazhin e saj do ta realizoje aktorja me origjine italiane Denise Capezza.

Luran Ahmet, një shqiptar në Sulejmani i Madhërishëm! Luran Ahmeti ka lindur më 31 korrik 1974 në Shkup, Maqedoni. Shqiptari nga Maqedonia ka korrur një sukses të madh në televizionet turke. Ka marrë pjesë në seriale si “Elveda Rumeli”, “Balkan Düğünü” dhe së fundmi në serialin turk më të ndjekur “Muhtesem Yuzyil”. Ai do të luajë rolin e një pashai, Hysrev Pasha, ndërkohë Sulejmani do që ta martojë me Hatixhenë (motrën e tij), por Hatixheja nuk pranon.

Arkitekti shqiptar që u dashurua me vajzën e Sulltanit. Një tjetër personazh shqiptar shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane do të futet në serial, pikërisht Mimar Sinani. Mimar Sinani (i vërtetë) lindi në 1490 dhe vdiq në 1588, ishte një shqiptar me profesion arkitekt. Ai është dizenjuesi i shumë xhamive ku më e rëndësishmja është Xhamia Sulejmanie e ndërtuar me urdhër të Sulltan Sulejmanit. Gjithashtu ka dizenjuar dhe Xhamine e Sulltaneshës Mihrimah dhe thuhet se ka qene i dashuruar me Sulltaneshen Mihrimah. Ndër punimet e tjera numërohen shumë; ndërtoi 84 Xhami, 52 mesxhide, 57 medrese, 7 Spitale, 22 mazoleume, 17 streha për të varfërit, 5 ujësjellësa, 8 ura, 20 hane dhe 48 hamame. Ai do të interpretohet nga aktori i njohur Gürkan Uygun, i njohur në rolin e Memati në serialin “Lugina e Ujqërve”!

ADVERTISEMENT

Gruaja e dytë e pasardhës Mustafait. Në serial do të futet një personazh tjetër, Rumeysa Hatun, motra e Gabrielës e cila do të bëhet gruaja e pasardhës Mustafait. Ajo ishte gruaja e tij e dytë, pas Ayse Hatun me të cilën pati një vajzë. Me Rumeysen ai pati 4 fëmijë; 2 vajza (Handan Sultan, Mihrisah Sultan) dhe 2 djem (Sehzade Mehmet, Sehzade Orhan). Dilefruz do të thotë diçka shumë e veçantë kurse Rumeysa do të thotë ylli më i madh. Nga kuptimi i emrave që ai i vuri duket se sa i lidhur ishte ai me Rumeysen.

Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug i njohur per rolet e suksesshme në serialet ‘Gymysh’, ‘Ezel’ dhe së fundmi në “Kuzey Guney”, do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit Sulejmani i Madhërishëm. Ai do të luaj rolin e Princ Selimit në moshë të rritur. Kivanc Tatlitug, ka arritur nënshkrimin e kontrates me ‘TIMS Production’ për sezonin e katërt të serialit që ka arritur një audiencë të konsiderueshme në shumë shtete të Ballkanit, Emirateve të Bashkuara dhe në Europë. Kivanc do jetë prezent me rolin e Princ Selimit gjatë gjithë sezonit të fundit të Sulejmanit të Madhërishëm, personazhi i të cilit do të bëhet edhe Sulltani i Turqisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta të ndryshme turke, ndërsa xhirimet e sezonit të katërt dhe të fundit do të fillojnë nga muaji shtator, në ‘cast-in’ e të cilit pritet të jenë edhe dy aktorë të tjerë të famshëm.

Sezoni i katërt i serialit Sulejmani i Madherishem do te trasmetohet nga 24 janari ne oren 21:15 premierë në Albanian Screen!

Tags: Albanian ScreenSulejmani i Madherishem
Previous Post

Eva Idrizllari rikthehet në televizion, së shpejti në Ora News

Next Post

VES Awards 2014, kandidaturat: Game of Thrones kandidate për katër çmime

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post

VES Awards 2014, kandidaturat: Game of Thrones kandidate për katër çmime

Big Brother Albania 7 nga 22 shkurti?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA