IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Surprizat dhe risitë e sezonit 2016/17 në TV Klan | VIDEO

by IMA Redaksia
2016/09/02
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A

Me ardhjen e muajit Shtator, Televizioni Kombëtar Klan rinis sezonin e ri televiziv, me një programacion të pasur, plot surpriza e personazhe të rinj, pa harruar edhe serialet më të ndjekura televizive.

ADVERTISEMENT

Duke filluar nga data 5 Shtator, në ekranin e Klan rikthehet programi i mëngjesit “Aldo Morning Show”, si gjithnjë nga e hëna në të premte, në orën 06:59.

Pas rreth një viti mungesë, po më 5 Shtator, nën drejtimin e Rudina Magjistarit rikthehet emisioni i pasdites. Me një pamje të re dhe emër të ri, programi i pasdites vjen nën emrin “Rudina” dhe do t’ju shoqërojë çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 17:00.

Kjo ditë (5 Shtatori) risjell gjithashtu emisionin satiro – Investigativ “STOP”, nën drejtimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, nga e hëna në të premten, në orën 20:00. “STOP” vjen me tema të reja, probleme të ndryshme të qytetarëve të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, tema sociale nga realiteti shqiptar, kamera të fshehta etj.

Duke filluar nga data 8 Shtator, nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu, rikthehet “Opinion”, emisioni më i ndjekur dhe më i preferuar i shqiptarëve. Çdo javë, në studion e Televizionit Klan do të keni mundësinë të ndiqni komente analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi e fakte konkrete. “Opinion ” vjen nga e hëna deri të mërkurën në orën 22:15 dhe të enjten në orë 21:00.

Nën drejtimin e Arjan Çanit, të premten e 9 Shtatorit, rikthehet emisioni “Zonë e Lirë”, si gjithnjë në orën 21:00. Ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës, sociale, kulturore, lokale e ndërkombëtare ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë çdo të premte për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre, vetëm në ekranin e Televizionit Klan.

Nga 10 Shtatori, si çdo të shtunë në orën 20:05, nën drejtimin e moderatores, Floriana Garo rikthehet “Jo vetëm Modë”. Një program lifestyle, që për 60 minuta promovon turizmin e kulturën dhe vendet e mrekullueshme të Shqipërisë. “Jo vetëm Modë” do të vijë me evente të reja speciale kulturore. Po më datë 10 Shtator në orën 21:00, nis emisioni më i ri në ekranin e Klan.

Nën drejtimin e një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, aktorin e humorit Ermal Mamaqi, i cili iu bashkua familjes së madhe të Televizionit Klan në fillim të Qershorit, vjen emisioni më i ri “Xing me Ermalin”. Çdo të shtunë në orën 21:00, ky program do të servirë humor e surpriza pa fund.

“E Diela Shqiptare”, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, rikthehet çdo të diel në orën 13:30, duke filluar nga data 18 Shtator. Nën drejtimin e showman–it Ardit Gjebrea, “E diela shqiptare” do t’ju shoqërojë përgjatë 6 orëve me një programacion të pasur dhe rubrika të ndryshme.

Më 12 Shtator rikthehet spektakli i kërcimit “Dance With Me 3”, çdo të hënë në orën 20:15. Personazhe të njohur për publikun shqiptar, nga fusha të ndryshme të artit dhe televizionit, për 14 javë me radhë do të vijnë me perfomanca të ndryshme, humor e argëtim. Edhe për këtë sezon të ri televiziv Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka premtojnë surpriza pafund, ndaj mos u largoni nga ekrani i Televizionit Klan.

Gjithashtu, Shtatori rikthen tre prej telenovelave më të dashura për publikun shqiptar. “Sarasvaticandra”, “Fate të Kryqëzuara” dhe “Ertugrul”, vijnë në ekranin e Televizionit Klan me episode të reja.

ADVERTISEMENT

Më 5 Shtator, nga e hëna në të premte në orën 18:20 rikthehet seriali “Sarasvaticandra”. Duke filluar nga 11 Shtatori, çdo të diel, në orën 20:10 rikthehet seriali “Fate të kryqëzuara”. Ndërsa më 13 Shtator do të keni mundësinë të ndiqni seritë e reja të serialit “Ertugrul”, çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00.

Nga 5 Shtatori… Rekord në prodhimtari, rekord në audiencë. Autorët, prezantuesit dhe producentët më të famshëm dhe më të suksesshëm. Prodhim dhe transmetim në HD. “Klan” është televizioni shqiptar më i ndjekur!

Tags: Sezoni i riTv Klan
Previous Post

Lifetime anullon serialin Devious Maids

Next Post

Gazetarët e Shekulli 3 muaj pa rroga. Bedi Mane akuza të drejtërdrejta pronarit: Mor Koço Kokëdhima, mor burrë edepsëz!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Gazetarët e Shekulli 3 muaj pa rroga. Bedi Mane akuza të drejtërdrejta pronarit: Mor Koço Kokëdhima, mor burrë edepsëz!

Gazetarët e Shekulli 3 muaj pa rroga. Bedi Mane akuza të drejtërdrejta pronarit: Mor Koço Kokëdhima, mor burrë edepsëz!

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Top Channel me edicion special

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Top Channel me edicion special

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA