Netflix tashmë ka anulluar pas dy sezonesh serialin “Sense 8”.
I fokusuar në historinë e 8 personazheve nga vende të ndryshme që e gjejnë veten të lidhur me vdekjen e një gruaje, Sense 8 pati debutimin e parë të sezonit në Qershor të 2014, dhe një vit më vonë me sezonin e dytë në 2015.
Kjo është shfaqja e fundit e Netflix, që pason vendimin e javës së shkuar për të anuluar dramën e Baz Luhrmann “The Get Down”, që mendohet të jetë seriali më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë nga Netlix, pas vetëm një sezoni. Seriale të tjera që janë mbyllur nga kompania përfshijnë Marco Polo, Lilyhammer dhe Hemlock Grove.