Sikundër na kishte paralajmëruar, Tayna ka bashkuar forcat me reperen ndërkombëtare, shumë të njohur sidomos në Angli, Ivoriandoll. Kënga e tyre mban titullin “WTF” dhe është publikuar ditën e sotme në You Tube.
Projekti është i gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe shqip. Muzika është punuar nga Egzon Surkishi, ndërsa producent i saj është Cricket. Teksti është shkruar nga vet Tayna dhe Ivorian Doll, të cilat kanë shkruar pjesët përkatëse që i interpretojnë. Xhirimet e klipit janë bërë në Kosovë, teksa reperet shfaqen tejet atraktive dhe provokuese.
Kënga ka patur një impakt të mirë te publiku e sigurisht shënon një tjetër sukses në karrierën e Taynës. Pak ditë më parë u raportua se ajo po bashkëpunon edhe me reperin më në zë të momentit, Don Xhon. Raportohet se kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit. Paraprakisht dihet vetëm se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja rreth këtyre zërave, por lajmi pritet të konfirmohet në ditët në vijim.








