Ditën e sotme, Liga e Futbollit Italian vlerësoi për të drejtat e transmetimit të Serie A për tre sezonet e ardhshme, 2018-2021, kompaninë spanjolle Mediapro e cila ofertoi në garën e hapur vetëm 1,000 euro më shumë se minimumi i ofrimit prej 1,05 bilion eurosh.
Kjo do të thotë, së Sky Italy dhe Mediaset Premium, dy gjigandët e platformave italiane do t’i duhen të përballen me humbjen e audiencës duke filluar nga viti i ardhshëm, nëqoftëse nuk bëjnë një kontratë për një nën-licensë për të drejtat me Mediapro.
Ndër të parët që reagoi për vendimin ishte Sky, i cili e cilësoi atë të papranueshëm./IMA/