Rosario nxit Alehandron të luftojë për dashurinë e Monserratit. Refuhio i kërkon Monserratit që të vizitojë për herë të fundit Hoze Luisin. Dimitrio i kërkon gjysmën e pasurisë, pasi janë vëllezër Alehandro nuk e beson se kjo është e vërtetë por megjithatë ai është i gatshëm t’i jap pjesën që i takon nëse vërtetohen se janë vëllezër. Pedro organizon një takim romantik për Viktorin dhe Nadian. Ata i rrëfejnë njeri-tjetrit dashurinë e madhe që ndjejnë. Hoze Luis i lutet Monserratit duke i thënë se e dashuron akoma. Monserrat nuk mund ta mohojë dicka të tillë. Ajo i thotë se e ka dashur dhe vazhdon ta dojë, por këtë e dëgjon Alehandro. Hoze Luis kujton herën e parë kur kanë bërë dashuri dhe Alehandro mendon se Monserrati e ka tradhëtuar gjithmonë. Monserrat i lutet Hoze Luisit të luftojë për jetën e tij. Graciela i thotë Dimitrios se është djali i Lauros. Nadia shikon rastësisht Pedron me Ezekielin në Jacuzi dhe mendon se ata jane gay…
Pasion i Rrëmbyer transmetohet ne Vizion Plus ora 18.10
IMA / Willy








