IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Telekom Albania sjellë e para në Shqipëri shpejtësinë 4G+

by Niko Lako
2015/08/21
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
Telekom Albania sjellë e para në Shqipëri shpejtësinë 4G+

Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom do ta ofrojë 4G+ duke nisur nga 1 shtatori. Shërbimi është ndër më të avancuarit që po aplikohet aktualisht në Europë

ADVERTISEMENT

Telekom Albania do të sjellë në tregun shqiptar një tjetër zhvillim tepër të vlefshëm për abonentët. 4G+ është hapi përpara në teknologjinë e telefonisë së lëvizshme, dhe mbi të gjitha një shërbim ekskluziv që ofrohet nga Grupi Deutsche Telekom. Drejtori i Divizionit Teknik në Telekom Albania, Rauf Elmas, shpjegon se Shqipëria është ndër vendet e para në Europë që do të ofrojë 4G+. Rauf Elmas thotë se strategjia e Deutsche Telekom mundëson ruajtjen e superioritetit teknologjik dhe me këtë zhvillim të ri do të sjellë shpejtësi të jashtëzakonshme të lundrimit në internet nëpërmjet telefonit “smart”, tablet-it apo modem-it.

Cilat janë benefitet e kompanisë, dhe rrjedhimisht edhe të abonentit, në kuadrin e teknologjisë?

Deutsche Telekom përfaqëson, inovacionin, teknologjinë më të përparuar të komunikimeve dhe standardet më të larta të mundshme të cilësisë së shërbimeve. Këtu përfshihen edhe kërkime në nivel shkencor, të cilat u paraprijnë zbulimeve të reja teknologjike dhe zbatimit të tyre në jetën e përditshme për miliona njerëz në të gjithë botën. Ky avantazh i padiskutueshëm teknologjik tashmë bëhet i prekshëm edhe për ne. Telekom Albania ka bashkërenduar punën me të gjitha kompanitë e Grupit Deutsche Telekom si pjesë e strategjisë së këtij Grupi për konsolidimin e tregut të tij në Europë, shërbimeve dhe operacioneve. Unifikimi i strategjisë dhe shkëmbimi i përvojës e njohurive më të mira të Grupit bën që Telekom Albania të ofrojë rrjetin më të mirë në vend, të jetë pjesë e rrjetit më të mirë Europian dhe i aftë t’u mundësojë abonentëve shpejtësi të pakonkurrueshme transmetimi të dhënash, siguri maksimale dhe shtrirjen më të madhe në vend.

Disa prej zhvillimeve më të afërta që do të shohim?

Grupi Deutsche Telekom po ngre strukturën e një rrjeti mbarë europian, ku përfshihet çdo kompani e Grupit. Ky rrjet do të jetë i integruar, i hapur dhe transparent për shërbimet e partnerëve dhe simbol i aplikimit të standardeve Europiane të cilësisë së komunikimeve, shërbimeve dhe sigurisë. Produktet apo shërbimet, të njëjta në thelb por të përshtatura për tregjet lokale, mund të hidhen njëkohësisht në treg në të gjitha vendet. Për shembull një model i ri teknologjik i krijuar në Gjermani mund të përshtatet menjëherë për tregun shqiptar të telekomunikacionit, ashtu siç një produkt i zhvilluar në Shqipëri mund të gjejë zbatim dhe ofrohet menjëherë në Gjermani apo vende të tjera të këtij Grupi. Nën brandin AMC kemi hedhur në treg shërbime ekskluzive dhe po vazhdojmë të lançojmë shërbime të tilla edhe nën brandin Telekom. Shërbime siç janë Magisto, Deezer, Evernote, janë prezantuar në tregun shqiptar pothuajse në të njëjtën kohë me vendet e tjera të Grupit Deutsche Telekom dhe për shërbime të tjera, si për shembull Message+, Shqipëria ishte një prej vendeve pioniere që e sollën atë në treg. Qëllimi ynë kryesor në përzgjedhjen e partnerëve është që eksperienca e klientëve tanë të bëhet më e pasur dhe më e lehtë duke përdorur teknologjinë tonë në mënyrë më të sigurt, siç është shërbimi e-Di, apo më të volitshme siç është AirBNB, me arritjen e marrëveshjeve ekskluzive për konsumatorët e Telekom Albania, për ofrimin e kuponëve me vlerë 35 € për rezervime të bëra nëpërmjet këtij aplikacioni. Përdorimi i avantazheve teknologjike, ekspertiza e grupit dhe partnerët globalë lider do të bëjnë të mundur sjelljen në Shqipëri të produkteve dhe shërbimeve në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të Europës, me kostot më optimale për konsumatorët. Brandi Telekom përfaqëson superioritet dhe synon arritjen e përsosmërisë në eksperiencën e konsumatorit. Kjo përvojë do të përjetohet nga abonentët gjatë përdorimit të rrjetit dhe shërbimeve tona, në të gjitha pikat e kontaktit me kompaninë tonë dhe në mënyrë të ngjashme e transparente në të gjitha rrjetet e komunikimit të Deutsche Telekom në Europë.

ADVERTISEMENT

Ndalemi tek 4G dhe tek ajo që ju theksoni në komunikimet tuaja të fundit, pra 4G+…

Që në ditën e parë të përqafimit të brandit Telekom, abonentët tanë u lidhën me njëri-tjetrin me anë të rrjetit 4G. Sigurish që rrjeti 4G përfaqëson një inovacion dhe revolucion në teknologjinë e informacionit me shpejtësitë e komunikimit dhe shërbimet që ofron. Siç e përmenda, një ndër vlerat tona është zbatimi i teknologjive më të përparuara dhe me këtë cilësi ne patëm kurajën dhe guximin të zbatojmë teknologjinë e rrjeteve të lëvizshme më të avancuara që po aplikohet aktualisht në Europë, 4G+. Mund të pohoj me krenari se Telekom Albania ka tashmë kapacitetet për t’u ofruar abonentëve këtë zhvillim të ri botëror. Funksionet e rrjetit 4G+ të Telekom Albania bëjnë të mundur ofrimin e shpejtësive më të larta të komunikimit për abonentët me pajisjen që suporton 4G+, 225 Mbps shpejtësi shkarkimi të të dhënave, e cila do të rritet më tej në të ardhmen e afërt. Nga ana teknologjike kjo arri het duke ndërthurur frekuencat 1800 MHz dhe 2600 MHz, vënien në dispozicion të më shumë kapaciteteve të rrjetit për abonentin i cili mund të realizojë shpejtësi të jashtëzakonshme të lundrimit në internet dhe të përjetojë një eksperiencë superiore në përdorimin e rrjetit tonë. Përdoruesi do të shohë në ekranin e celularit LTE+ ose 4G+. Natyrisht Telekom Albania do të ofrojë edhe celularët e zgjuar dhe modem-ët e internetit të përshtatshëm për këtë teknologji të fjalës së fundit. Ofrimi i shërbimeve 4G+ realizohet në kuadër të zbatimit të strategjisë së Deutsche Telekom për ruajtjen e superioritetit teknologjik, superioritet i cili garanton eksperiencën më të mirë për përdoruesit e rrjetit tonë. Shërbimet 4G+ janë implementuar në një kohë rekord dhe duke nisur nga 1 shtatori, abonentët tanë do të kenë mundësi t’i përjetojnë realisht.

(m.k/BalkanWeb)

Tags: 4G+Telekom Albania
Previous Post

Sezoni i katërt i Scandal nga 16 shtatori në Vizion Plus

Next Post

Viola Spiro pushohet nga Digitalb, në sezonin e ri gazetare në Opinion!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Viola Spiro pushohet nga Digitalb, në sezonin e ri gazetare në Opinion!

Viola Spiro pushohet nga Digitalb, në sezonin e ri gazetare në Opinion!

Xhensila e BB8 merr ofertë për aktore në një serial turk?

Xhensila e BB8 merr ofertë për aktore në një serial turk?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA