IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Televizioni, Radio apo Interneti? Ja kush është më i besueshëm për shqiptarët!

by Rezalt Justin Kasaj
2017/02/09
in TELEVIZION, WEB
Reading Time: 4 mins read
A A
Televizioni, Radio apo Interneti? Ja kush është më i besueshëm për shqiptarët!

“Edhe pse “Televizioni” rezulton sërish si burimi kryesor i informacionit lidhur me lajmet, “Interneti” dhe më në veçanti  “Rrjetet Sociale” po kthehen në një medium të rëndësishëm informimi për publikun shqiptar.” ky është përfundimi i një raporti mbi gjetjet e studimit “Pandëshkueshmëria – Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve”, realizuar nga IDRA në bashkëpunim me OSFA dhe i zbatuar në periudhën kohore Tetor 2016 – Janar 2017, në moshat 16 vjeç e lart.

ADVERTISEMENT

Një numër të konsiderueshëm të anketuarish që deklarojnë se i përdorin ato për tu informuar  (44% “Internetin” dhe më specifikisht faqet web të agjencive të lajmeve, si dhe 56% “Rrjetet Sociale”). Frekuencat e përdorimit të arritura nga këto mediume online, janë tepër të konsiderueshme, sidomos nëse krahasohen me rezultatet e vitit 2014, ku vetëm 22% dhe 14% e të anketuarve deklaruan se e përdorin Internetin dhe Rrjetet Sociale, si burime informacioni. Sigurisht duhet shtuar se edhe në ditët e sotshme këto mediume online shihen si burime dytësore (ose tretësore) informacioni (vetëm 17% të anketuarve e konsiderojnë Internetin dhe faqet e agjencive të lajmeve si burime kryesore të lajmeve) dhe TV vazhdon të jetë përgjigja e parë e përmendur përsa i përket lajmeve. Sidoqoftë, trendi i rritjes së përdorimit nga viti 2014, është një indikator i transformimit gradual të këtyre portaleve në burime të rëndësishme për informimin qytetar (jo vetëm aspekti i pëlqyeshmërisë dhe prakticitetit, por edhe besueshmëria). Ndërkohë ndryshe nga viti 2014, “Biseda me Familje, të Afërm” për tu informuar rreth lajmeve ka një rënie tepër të konsiderueshme nga 44%, në më pak se 1% në vitin 2016, një tjetër indikator që interneti dhe rrjetet sociale janë kthyer në një qasje të drejtpërdrejtë drejt informacionit, duke paraprirë kështu, dimensionin e kontaktit ndërnjerëzor.

“Media” paraqitet sërish si aktori më i suksesshëm në hetimin dhe raportimin e shkeljeve të ligjit, nga zyrtarë të lartë në Shqipëri, sipas 84% të të anketuarve. “Media” është gjithashtu aktori i parë i suksesshëm i përmendur në këtë aspekt, sipas 69% të anketuarve, ndjekur nga “Policia e Shtetit”, përmendur e para nga vetëm 12% të anketuarve. Në vija të përgjithshme (përmendur e para, e dyta ose e treta), “Policia e Shtetit” shihet si një aktor i suksesshëm në hetimin dhe raportimin e shkeljeve të ligjit nga zyrtarë të lartë në Shqipëri, për 39% të të anketuarve. Edhe “Qytetarët” konsiderohet që kanë dhënë kontribut në këtë aspekt (sipas 30% e të anketuarve), si dhe “Shoqëria Civile” (26%), të dy me një rritje të shënuar krahasuar me vitin 2014 (ku figuronin me 27% dhe 20% respektivisht). “Organizatat Ndërkombëtare” shohin gjithashtu një rritje të vogël krahasuar me vitin 2014, ku 13% (nga 9% në vitin 2014) i shohin si një aktor të suksesshëm në hetimin dhe raportimin e shkeljeve të ligjit nga zyrtarë të lartë në Shqipëri. Ndërkohë “Prokuroria e Përgjithshme” si dhe “Institucionet Shtetërore” konsiderohen si aktorë të suksesshëm në këtë aspekt vetëm nga 15% e të anketuarve, me një rënie të vogël krahasuar me vitin 2014 (17% dhe 16% përkatësisht).

ADVERTISEMENT

Pavarësisht se me një rënie të vogël nga viti 2014, media ende konsiderohet “Se bën një punë të mirë përsa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga persona me pushtet” (83% e të anketuarve pajtohen me këtë pohim, krahasuar me 85% në vitin 2014). Të anketuarit u prezantuan sërish me një bllok pohimesh të cilat tentojnë të masim opinionin e shoqërisë lidhur me dimensionin e paanshmërisë së medias, si dhe për të hedhur dritë mbi faktorë potencialë që mund ta kompromentojnë këtë dimension.

Sipas të anketuarve, media në Shqipëri jo thjesht vazhdon të jetë nën ndikimin e interesave politike dhe ekonomike, por edhe frekuenca e këtij ndikimi ka pësuar një rritje, krahasuar me rezultatet e studimit të vitit 2014. Ndërkohë gjatë këtij studimi ka më shumë të anketuar që pajtohen me pohime si “Zyrtarët e lartë ushtrojnë presion politik tek Media në Shqipëri, duke penguar hetimin dhe raportimin e abuzimeve me pushtetin tek publiku (83% krahasuar me 81% në vitin 2014), ose “Media në Shqipëri është e kufizuar nga interesa ekonomiko-politike, të cilat pengojnë atë për të hetuar dhe raportuar abuzimet e zyrtarëve të niveleve të ndryshme” (81% e të anketuarve pajtohen me këtë pohim, në krahasim me 72% në vitin 2014). Më shumë të anketuar pajtohen gjithashtu me pohimin se “Mediat pranë qeverisë në Shqipëri janë përgjithësisht më të privilegjuara nga kjo e fundit, duke marrë kështu favore të ndryshme ekonomike dhe politike gjatë aktivitetit të tyre” (78% e të anketuarve pajtohen me këtë pohim, 22 Pandëshkueshmëria – Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve krahasuar me 70% në vitin 2014). Presionet ekonomiko-politike ndaj medias gjithashtu konsiderohet të jenë shtuar ditët e sotshme, sidomos për ato media që kanë një përqasje kritike ndaj qeverisë. Rreth 79% e të anketuarve zgjedhin të pajtohen sot me ketë pohim (krahasuar me 75% në studimin e vitit 2014). Afërsisht gjysma e të anketuarve ndërkohë (47%), e kanë të vështirë ta shohin median si të vetmin aktor që heton dhe raporton shkeljet e personave me pushtet, një tjetër indikator që tregon një rritje përsa i përket efektshmërisë së shoqërisë civile, vetë qytetarëve, si dhe deri diku organizatave ndërkombëtare, në raportimin e shkeljeve të personave me pushtet./www.imalbania.com/

 

Tags: BesueshmeriaidrainternetiMediaRrjete socialesorosstudimTelevizioni
Previous Post

Saras (Gautam Rode) në gjendje të rëndë familjare

Next Post

BE heq barrierat për shërbimet streaming

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
BE heq barrierat për shërbimet streaming

BE heq barrierat për shërbimet streaming

Televizioni Klan ndryshon frekuencën e transmetimit digjital në zonën e Shkodrës

Televizioni Klan ndryshon frekuencën e transmetimit digjital në zonën e Shkodrës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA