IM Global Television ka njoftuar realizimin e serialit të ri televiziv The Black Company, i bazuar në librat fantasy të Glen Cook, sëbashku me Boston Diva Productions në pronësi të Eliza Dushkut dhe Phantom Four të David Goyer.
Boston Diva Prods. ka propozuar realizimin e serialit i bazuar në dhjetë librat e pasuar nga Port of Shadows, që do të botohet nga Tor Books në 2018.
Eliza Dushku (Bull, Dollhouse, Buffy the Vampire Slayer) do të jetë pjesë e cast-it në rolin kryesor si The Lady, shtriga e errësires.
Seriali ndjek ngjarjet e Black Company, një organizëm elitare mercenare që vepron në vende Tolkeiniane dhe kryejnë veprime skandaloze në emër të ofertës më të lartë.
Goyer (Da Vinci’s Demons, Constantine, Flash Forward) do te jete producenti ekzekutiv fale kontrates me IM Global TV dhe Kevin Turen. Midis producentëve të tjerë figurojnë edhe Eliza Dushku, Nate Dushku dhe Ami Lourie në përfaqësi të Boston Diva Productions, si edhe Sam Maydew (John Leguizamo’s Ghetto Klown) nga Silver Lining Entertainment.
Për momentin projekti nuk ka asnjë kontratë me një network televiziv dhe pritet që së shpejti të bëhen të ditur emrat e tjerë të cast-it dhe kanali ku do të transmetohet.