THE CW ka publikuar imazhin e parë zyrtar të serialit live-action “The Powerpuff Girls”.
Dove Cameron, Chloe Bennet dhe Yana Perrault janë Lolly, Dolly dhe Molly.
Seriali do të ndjekë Powerpuff Girls, tashmë 20 vjeçare, me bindjen se e kishin mundur krimin në fëmijërinë e tyre. Përkundër kësaj, ato do të duhet të bashkohen për të shpëtuar botën nga një kërcënim serioz.
Në trupën e aktorëve gjejmë gjithashtu Donald Faison si Profesor Utonium, Nicholas Podany dhe Robyn Lively, me regjinë e Maggie Kiley për episodin pilot.
A do të pasojë seriali i The Powerpuff Girls suksesin (e papritur) të WINX Netflix?