No Result
View All Result
Simpsons kanë qenë të njohur ndër vite për aktualitetin që përcjellin.
Pra, nuk është për t’u habitur që në episodin e së dielës të sezonit 29, seria e animuar e ktheu vëmendjen e saj në Porto Riko, që është në prag të krizës humanitare. I gjithë qyteti i Springfield u bashkua për të treguar disa ishuj të Karaibeve ku ndodhnin disa uragane katastrofike, ku si pasojë miliona banorë janë ende duke pritur për ndihmë.
Fotoja, e cila u shfaq në fund të serialit, tregon se Marge Simpson mban një shenjë që lexon “Unido”, e cila përkthehet si “të bashkuar”, ndërsa Lisa Simpson është duke qarë. Homer Simpson dhe pjesa tjetër e skuadrës mbajtën një flamur të madh portorikan në shenjë solidariteti.
Seriali gjithashtu i orientoi edhe shikuesit tek organizatat jo-fitimprurëse si UNICEF, One America Appeal dhe Save the Children për të dhënë shuma monetare, për të prekurit e stuhive. Llogaria zyrtare e serialit në Twitter ndau të njëjtën foto duke shkruar “Si mund të ndihmoni”. Me fuqi, ujë dhe ushqim, Porto Riko vazhdon të ketë nevojë për ndihmën tonë.”
No Result
View All Result