IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

The Voice of Albania, tetë konkurentët e natës së dytë që kaluan fazën e audicioneve të fshehura

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
The Voice of Albania, tetë konkurentët e natës së dytë që kaluan fazën e audicioneve të fshehura

Nata e dytë e audicioneve sapo është mbyllur. Një mbrëmje që prodhoi jo vetëm emocione, ekzaltime, buzëqeshje, por edhe dramacitet, nga 15 konkurentë vetëm 8 prej tyre i bindën katër trajnerët që të shtypin butonin, ndërsa 7 konkurentë do të duhet ta ndërpresin këtu garën.

ADVERTISEMENT

Një mbrëmje fantastike që pati gjithçka, vlerësime profesionale nga 4 trajnerët, konkurencë e fortë mes tyre, për të marrë zërat më të bukur, të talenteve që ata përzgjodhën, ngazëllime të konkuretëve fitues, por edhe zhgënjime prej atyre që nuk arritën t’i bindin trajnerët, me zërat e tyre, që të ktheheshin.

Alma përzgjodhi në ekipin e saj: ANNA NIKA, MAJLINDA BAJRAMI dhe OLSA BALLGURI

Anna Nika
ana nikaAnna është një vajzë me origjinë nga Lezha, por ka lindur dhe vijon të jetojë në Greqi. Anna është 19 vjeç dhe studion për farmaci. Ajo vjen në “The Voice” për të hapur një karrierë të re në botën e muzikës. Sipas saj, nëse do të ecë, ajo do të largohet nga Greqia dhe do të vendoset në Shqipëri, për t’u bërë një këngëtare profesioniste.

Olsa Ballguri
olsaOlsa ka një lidhje të hershme me muzikën, duke mos iu ndarë asnjë çast, pavarësisht se studimet i ka kryer për gjuhë të huaj. Ajo është pjesëtare e një grupi muzikor në qytetin e Vlorës, ku i fejuari i saj është kitarist. Një këngëtare me përvojë, por në “The Voice” vjen që t’i japë një formë akoma më profesionale zërit të saj. Është 28 vjeçe dhe vjen nga Vlora.

Majlinda Bajrami
majlindaKa lindur në Zvicër, por jeton në Gjilan dhe është 20 vjeçe. Ndjek Akademinë e Muzikës, në Prishtinë, në profilet piano dhe kanto. Pjesëmarrjen e saj në “The Voice” e shikon jo vetëm si një mundësi për të pasuruar përvojën e saj, në fushën e kantos drejt botës moderne të muzikës, por edhe për t’u bërë e famshme, gjë e cila do ta ndihmojë atë për të çarë më lehtë në tregun muzikor.

ADVERTISEMENT

Sidriti përzgjodhi në ekipin e tij: GENTI SHEHOLLI dhe GERALDO SPAHIU

Genti Sheholli
genti sheholliGenti nuk ka ndjekur shkollë muzike dhe kryesisht dijet rreth muzikës i ka marrë nëpërmjet kurseve duke studiuar kryesisht për kitarë. Ai e sheh “The Voice” si një nga mundësitë më të mira, për të shpërfaqur talentin e tij si këngëtar në mënyrë që nesër, pse jo, të ndërtojë edhe një karrierë të mirëfilltë muzikore. Është 17 vjeç dhe vjen nga Prishtina, Kosovë.

Geraldo Spahiu
geraldo spahiuGeraldo është një djalë që përpiqet shumë të jetë sa më i aktivizuar, kryesisht në drejtim të artit të të kënduarit dhe atij skenik. Ai ka marrë pjesë edhe në shfaqe muzikale si “Romeo dhe Zhulieta”, duke luajtur rolin e priftit. Në “The Voice” vjen me qëllimin jo vetëm për t’u ballafaquar seriozisht në sfida të vështira, por edhe për të marrë një gjykim profesional. Është 18 vjeç, nga Tirana.

Elsa përzgjodhi në ekipin e saj: ANDI STAFUKA

Andi Stafuka
andi stafukaJeta e tij ka rrjedhur mes tingujve të muzikës që në vogëli, ka ndjekur Liceun Artistik për kanto dhe së fundmi në akademinë e arteve, po për kanto, profili tenor. Andi rikthehet në “The Voice” për të dytën herë, por këtë radhë shumë më i përgatitur. Është 19 vjeç dhe ndjek Akademinë e Arteve. “The Voice” sipas tij, është formula më e mirë për të arritur objektivin që i ka vënë vetes.

Genci përzgjodhi në ekipin e tij: MALLËNGJIM BAJRAMI dhe DANIEL COOK

Mallëngjim Bajrami
mallengjimMallëngjimi është 18 vjeç dhe ndjek shkollën e muzikës në Gjilan për solo këndim. Mallëngjimi është vëllai më i vogël i një tjetër konkurenteje në “The Voice”, e cila është Majlinda. Duket dhe si një sfidë brenda familjes. Ashtu si dhe e motra Mallëngjimi është pjesë e një tradite muzikore që ka familja e tij.

Daniel Cook
daniel cookDanieli është 30 vjeç dhe vjen nga Amerika. Ardhja e tij në Tiranë ka ardhur si rezultat i martesës me një vajzë shqiptare, të cilën e ka njohur në një faqe online takimesh. Karriera e tij me muzikën nis që në Miçigan, ku ka kënduar në disa lokale. Në ekranet shqiptare ka qenë i ftuar në Top Channel, në emisionin Top Select, ku ka luajtur muzikë dhe ka kënduar.

 

Tags: Audicionet e FshehuraThe Voice of Albania 4Top Channel
Previous Post

Albanian Screen drejt ringjalljes?

Next Post

“Zonë e Lirë” dhe “Big Brother”, programet që shqiptarët do të kishin anuluar

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Zonë e Lirë” dhe “Big Brother”, programet që shqiptarët do të kishin anuluar

“Zonë e Lirë” dhe “Big Brother”, programet që shqiptarët do të kishin anuluar

E diela, konkurencë e plot në audiencën televizive

E diela, konkurencë e plot në audiencën televizive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA