IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TikTok, pse po ndalohet nga pajisjet telefonike qeveritare?

nga IMA Redaksia
2023/03/05
në Mobile
Koha e Leximit: 4 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveritë federale të SHBA dhe Kanadasë, së bashku me Parlamentin Europian, kanë ndaluar TikTok në pajisjet celulare të përdorura nga qeveria.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të vështirë me TikTok dhe kompaninë e saj mëmë ByteDance, e cila e ka selinë në Pekin.

Në vitin 2020, ish-presidenti Donald Trump propozoi që ByteDance t’i shiste aksione të kompanisë së saj Microsoft-it.

Nëse një kompani amerikane do të kontrollonte TikTok, supozohej se aplikacioni do të ishte më pak shqetësim sigurie për SHBA-në dhe vendet e tjera.

Nga fundi i vitit të kaluar, Kongresi i SHBA miratoi një mocion për të ndaluar TikTok në të gjitha pajisjet e qeverisë federale.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë urdhëroi të gjithë punonjësit federalë, që të hiqnin aplikacionin në 30 ditët e ardhshme.

Një ditë më vonë, Parlamenti Europian urdhëroi anëtarët e tre institucioneve të tij, të fshinin aplikacionin nga pajisjet qeveritare, si dhe u kërkoi anëtarëve ta fshinin atë edhe nga pajisjet personale.

Menjëherë pas këtij vendimi, shefi i informacionit i Kanadasë urdhëroi që pajisjet e lëshuara nga qeveria të jenë pa TikTok, një përfundim i mbështetur nga kryeministri Justin Trudeau.

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë ndaluar plotësisht TikTok nga pajisjet qeveritare të lëshuara nga shteti.

Në disa shtete, guvernatorët janë të etur të propozojnë një ndalim mbarëkombëtar të aplikacionit.

Disa universitete publike, të financuara nga shteti, kanë ndaluar gjithashtu përdorimin e aplikacionit në rrjetet universitare.



REKLAMA

Pse po ndërmerren këto ndalime

Çdo organizatë qeveritare që ka ndaluar TikTok nga pajisjet, ka përmendur si arsye shqetësimet mbi sigurinë.

TikTok mund të mbledhë shumë informacione personale nga përdoruesit e tij. Në politikën e privatësisë së aplikacionit, thuhet se, kur krijoni një llogari, ngarkoni përmbajtje ose ndërveproni me platformën në çfarëdo mënyre, TikTok mund dhe do të mbledhë sa vijon:

Çdo informacion llogarie dhe profili (emri, mosha, emri i përdoruesit, numri i telefonit, imazhi i profilit, emaili, fjalëkalimi)
Çdo përmbajtje e krijuar nga përdoruesit e ngarkuar në aplikacion (incizim audio, foto, komente, video)
Mesazhe direkte
Çdo informacion i përdorur për të blerë diçka përmes aplikacionit (numrat e kartës, emrat dhe informacionet nga aplikacionet e pagesave të palëve të treta, faturimi dhe adresa e transportit)
Disa nga metodat e mbledhjes së informacionit të TikTok mund të anashkalohen, duke ndërmarrë hapa si mohimi i aksesit të aplikacionit në kontaktet tuaja.

Por shumica e mbledhjes së informacionit të TikTok është automatike dhe nuk mund të ndalohet nga përdoruesi. Për shembull, duhet të ndahet:

Informacioni i pajisjes suaj (adresa IP, operatori celular, lloji i rrjetit)
Vendndodhja juaj
Cookies
Meta të dhënat e pajisjes (përshkruan se si, kur dhe ku u krijua përmbajtja e krijuar nga përdoruesit)
Disa qeveri janë të shqetësuara se mund të ketë probleme të mëdha nëse kundërshtarët marrin në dorë të dhënat e përdoruesve.

Mund të jetë veçanërisht shqetësuese nëse zyrtarët qeveritarë japin të dhënat e tyre personale, dhe kjo është arsyeja pse ndalimi i pajisjeve të lëshuara nga qeveria federale po zbatohet.

Mona Fortier, presidente e Bordit të Thesarit të Kanadasë, tha se ndalimi është një masë proaktive për të mbajtur sekretet kombëtare të sigurta.

“Në një pajisje celulare, metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok ofrojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit,” tha ajo.

“Ndërsa rreziqet e përdorimit të këtij aplikacioni janë të qarta, ne nuk kemi asnjë provë në këtë pikë që informacioni i qeverisë është komprometuar.”

Komisioni Europian tha se po e ndalon aplikacionin për të siguruar, që asnjë e dhënë nga anëtarët nuk mund të përdoret kundër tyre, në një sulm të mundshëm të sigurisë kibernetike.

Chris DeRusha, shefi federal i sigurisë së informacionit, tha se ndalimi është një hap në angazhimin e qeverisë për të “siguruar infrastrukturën tonë dixhitale dhe mbrojtjen e sigurisë dhe privatësisë së popullit amerikan”.

REKLAMA

Çfarë thotë TikTok për këtë veprim?

Pas çdo ndalimi të qeverisë, TikTok ka pretenduar se ndalimet janë të pabaza, të padrejta dhe zbatohen pa prova që aplikacioni paraqet shqetësim sigurie.

Pas ndalimit të qeverisë kanadeze, një zëdhënës i TikTok tha se ndalimi i aplikacionit bllokon zyrtarët kanadezë që të kontaktojnë njerëzit në një platformë publike.

Zëdhënësi tha se askush nga qeveria kanadeze nuk u takua me kompaninë, për të diskutuar një kompromis dhe se kompania është e zhgënjyer me vendimin e qeverisë kanadeze.

TikTok pati një reagim të ngjashëm mosmiratues ndaj BE. Kompania tha se mohimi i aksesit të përdoruesve tek zyrtarët qeveritarë është një “hap vetëshkatërrues”.

Pasi SHBA njoftoi ndalimin e TikTok, zëdhënësja e TikTok, Brooke Oberwetter tha se vendimi i SHBA për të ndaluar aplikacionin, pa u konsultuar me kompaninë, i shtyu aleatët e saj të ndërmarrin të njëjtat hapa. Ajo tha se kompania është e zhgënjyer me vendimin e Shteteve të Bashkuara. / Zdnet

Marrë nga monitor.al

Tags: mobilendalohetngapajisjetpse?qeveritare?telefoniketiktok
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Spotify krijon një Deejay personal të mbështetur në Inteligjencën Artificiale (IA)

Postimi Tjetër

Prej kohësh nuk shiheshin bashkë, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj shkojnë si çift në dasmën e yllit botëror

TË NGJASHME

Mobile

Çfarë po ndodh me TikTok? Përdoruesit raportojnë ndërprerje të shërbimit!

TikTok është përballur me disa probleme sot përgjatë gjithë ditës teksa për aplikacionin kanë ardhur mijëra ankesa pasi nuk ka...

nga IMA Redaksia
Mar 9, 2023
Mobile

Apple dominon listën e 10 telefonave inteligjent më të shitur për 2022

2022 ishte një vit i mrekullueshëm për Apple dhe linjën e saj të iPhone, sipas raportit të fundit të Counterpoint...

nga IMA Redaksia
Mar 8, 2023
Mobile

TikTok vemdos limit kohor për personat nën 18 vjeç

TikTok po vendos një kufi ditor të kohës para ekranit prej 60 minutash për përdoruesit që janë nën 18 vjeç....

nga IMA Redaksia
Mar 3, 2023
Mobile

Nokia ndryshon logon ikonike pas 60 vitesh

Kompania finlandeze e telefonisë celulare Nokia ka ndryshuar për herë të parë pas 60 vitesh logon e saj ikonike.Logoja e...

nga IMA Redaksia
Mar 1, 2023
Mobile

Twitter pushon nga puna 200 punonjës në fundjavë

Twitter ka pushuar nga puna të paktën 200 punëtorë, ose rreth 10% të fuqisë aktuale të punës, zbuloi The New...

nga IMA Redaksia
Shk 27, 2023
Mobile

One Albania prezanton zyrtarisht logon e re

Më në fund kompania ONE Albania ka prezantuar logon e re që bën bashkë dy shërbimet mobile dhe fiks të...

nga IMA Redaksia
Jan 31, 2023
Postimi Tjetër

Prej kohësh nuk shiheshin bashkë, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj shkojnë si çift në dasmën e yllit botëror

Robert Aliaj i vë fajin produksionit për çfarë po i ndodh të birit

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Uncategorized

Do heqë dorë përfundimisht nga aktrimi…aktorja e famshme bën deklaratën e papritur

nga elim
Mar 22, 2023
0

Cameron Diaz thuhet se do tërhiqet përgjithmonë nga aktrimi pas përfundimit të filmit 'Back in Action' të Netflix me Jamie...

Lexo Më Shumë
Argetim

Do të mbroj deri në fund! Çfarë po kurdis Olta me Kejsin?

nga elim
Mar 22, 2023
0

Olta, Keisi dhe Kristi komentuan nominimin e mbrëmjes së kaluar, ku 86% e publikut, votuan që Olta dhe Kiara të...

Lexo Më Shumë
Argetim

Luizi do qëndrojë edhe nëse largohet Kiara….kush ja ndryshojë mëndjen këngëtarit?

nga elim
Mar 22, 2023
0

Luizi dhe Kiara kanë patur një bisedë të gjatë ditën e sotme, pikërisht në lidhje me vendimin e Luizit për...

Lexo Më Shumë
Gossip

Armina Mevlani dhe opinioni për Olta Gixharin…Bën Lojë……

nga elim
Mar 22, 2023
0

“Olta Gixhari është e zgjuar dhe e dashur”- kështu është shprehur ditën e sotme, blogerja e njohur Armina Mevlani. Teksa...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist