Top Channel: Do të rishikojmë programet sipas rregullave të qeverisë

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Top Channel ka dalë ditën e sotme me një njoftim përmes faqes së tij në web, lidhur me masat që do të mari në përputhje me udhëzimet e qeverisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Televizioni kombëtar bën me dije se do të rishqyrtojë transmetimin e programeve të mbrëmjes dhe veçanërisht ato të fundjavës për shkak se kërkon një prani të madhe të stafit realizues.

“Megjithëse do donim që t’ja u bënim sa më të lehtë qëndrimin brenda në këto ditë të vështira puna po bëhet e pamundur. Ne do ta respektojmë këtë vendim të qeverisë megjithëse nuk jemi aspak dakord, sepse në këto moment njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë edhe shikojnë.” – thotë Top Channel.

Top Channel gjithashtu nuk ka harruar stafin e palodhur të gazetarëve dhe të gjithë personelin televiziv jo vetëm të televizionit por dhe të medieve të tjera, për sakrificat që ata janë duke bërë. Televizioni thotë se informacioni nga departamenti i informacionit nuk do të mungojë: “…informacioni për njerëzit në karantinë ka të njëjtën vlerë si edhe ushqimi…”- shkruhet në deklaratë.

Ndërkaq pritet që të anullohen një numër i madh i programeve televizive duke përmëndur këtu programet e fundjavës si “E Diell” apo “E Diela Shqiptare” në TV Klan./InfoMediaAlbania/

Artikulli paraprakRritet numri, 38 të infektuar me COVID-19, 2 në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërTop Channel ndryshon rrjedhën e programacionit, nis edicioni maratonë i lajmeve