Top Channel feston 5 vjet talent show-n me “The Voice Reunion”

Spektakli i talenteve The Voice feston 5 vite në Shqipëri. Me këtë rast, Top Channel ka vendosur të organizojë një episod special që do të vijë live në datë 29 prill për të gjithë teleshikuesit dhe publikun që e ka e ka ndjekur këto vite talent show-n më të suksesshëm të muzikës.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale zyrtare të programit ka nisur promovimi i këtij takimi që është pagëzuar me emrin The Voice Reunion, ndërkaq edhe në Top Channel ka filluar transmetimi i spotit televiziv që paralajmëron një spektakël të vërtetë të muzikës.

Pas përfundimit të edicionit të pestë me shpalljen e fituesit Tiri, në skenën e ‘The Voice of Albania’ do të rikthehen triumfuesit e kësaj gare në vit si, Rina Bilurdagu, Venera Lumani, Florent Abrashi, Aslaidon Zaimaj dhe disa nga konkurentët që kanë arritur sukses në industrinë e muzikë s shqiptare, si Marsela Cibukaj, Ylli Limani, Vesa Smolica etj. Përpos tyre, nuk do të mungojnë edhe disa nga trajnerët që kanë qenë pjesë e edicioneve të kaluara si Miriam Cani, Elsa Lila Elton Deda dhe Aurela Gaçe.

Takimi është të remten, 29 prill, ora 21.00 në Top Channel.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.