Transmetimi Ultra HD në rritje, Shqipëria ende shumë prapa

Teknologjia e transmetimit ULTRA HD, do të avancojë me rreth 300 kanale të cilat do të transmetojnë në këtë rezolucion në satelit deri më 2020.

Kjo është bërë e ditur gjatë eventit Hispasat Innovation Days në Londër, nga Jorge Rodriguez menaxher marketingu i kompanive, u shpreh se paisjet 4K kanë pësuar një sukses mjaft të madh, dhe interesi për ti poseduar ato është në rritje, duke ndikuar edhe në zhvillimin e paisjeve të tjera që e suportojnë mundësimin e shikimit të materialeve audiovizuale ULTRA HD.

Por sidoqoftë hyrja e teknologjisë mbetet ende e ulët, ndryshe nga vendet në Amerikën Veriore dhe Europën Perëndimore ku adaptimi i Ultra HD po rritet me masa mjaft të mëdha.

Tashmë shumë kanale televizive dhe produksione të tjera vizive kanë filluar të prodhojnë në këtë rezolucion të figurës dhe zërit i cili pason atë të High Definition. Ndërkohë, asgjë aktuale nga zhvillimi i saj në Shqipëri. Mesaduket, kostoja e saj është e lartë edhe për Digitalb dhe Top Channel të cilët, ishin ndër të parët që futën për herë të parë në Europë teknologjinë HD./imalbania.com/
REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.