Dhuna ndaj grave është një problem i përhapur në Turqi. Turqia tani po tërhiqet nga një marrëveshje që supozohet të mbrojë gratë. Zemërimi është i madh. Po ashtu në Berlin.
Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u botua në Gazetën Zyrtare.
Konventa e Këshillit të Evropës e vitit 2011 është marrëveshja e parë detyruese në botë kundër dhunës ndaj grave, kundër përdhunimit martesor, dhunës në familje deri tek gjymtimi i organeve gjenitale të grave. Marrëveshja u prezantua për nënshkrim më 11 maj 2011 në Stamboll. Deri tani ajo është nënshkruar nga 45 shtete dhe Bashkimi Evropian; Gjermania ishte një nga të parat që e nënshkroi.







