IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

U dënua me 3 vite burg. Zbardhen prapaskenat e dënimit të Boiken Lakos

by IMA Redaksia
2022/04/08
in MUZIKË
Reading Time: 3 mins read
A A
U dënua me 3 vite burg. Zbardhen prapaskenat e dënimit të Boiken Lakos

Kishte nxjerr një leje në njësinë bashkiake për të bërë riparime në një objekt që pretendonte ta kthente në studio muzikore.

ADVERTISEMENT

Ndërtesa, që ka rezultuar e vjetër, nuk kishte dritare dhe ai ka menduar t‘i japë dritë vendit ku do të bënte muzikë, por një telefonatë në komisariatin nr.2 ia ka prishur planet. Kjo është gjithçka ka ndodhur me këngëtarin dhe muzikantin e njohur Bojken Lako, i cili përveç një mase dënimi që duket se do ta kalojë në shërbim prove ka marrë edhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. Ai u akuzua për ndërtim pa leje, ndërkohë që mendonte se e kishte nxjerrë lejen. Gjykata ka zbardhur vendimin që tregon se çfarë ka ndodhur me këngëtarin e njohur.

RRETHANAT E FAKTIT SIPAS GJYKATËS

“Në datë 16.02.2021, në Komisariatin e Policisë nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën ‘Shefqet Musaraj’, në anën e majtë të saj, te një ndërtesë dykatëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo banesë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-Nisharaku, në afërsi të UET-së, e cila ishte marrë me qira nga shtetasi Boiken Lako dhe punimet po kryheshin prej tij.

Nga këqyrja, ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore. Në dhomën e parafundit, nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120×100 cm, një dritare, në dyshemenë e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat.

ADVERTISEMENT

I pandehuri Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij, tek ish-magazinat te ish-Nisheraku, të cilën e ka marrë me qira nga shtetasi D. Sanxhakatari, duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar te Njësia Administrative nr.7 dhe ka aplikuar më dt.21.01.2021, për leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të objektit. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me mikun e tij Klajdi Kruja, për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë. Në lidhje me dritaren e hapur me përmasa 100x90cm, ka qenë më parë dhe ata kanë hapur dritare që kanë qenë të mbyllura, për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Këto rrethana dhe fakte janë të shoqëruara me tabelë fotografike. Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, me nr.7821/ 1 prot. dt.24.02.2021, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. Ndaj subjektit Boiken Lako është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundërvajtjes nr.3963 dt.17.02.2021, ndërsa me vendimin nr.3287 dt.26.02.2021 duke e dënuar me gjobë në shumën 50 000 lekë.

Në deklarimet e tij, Boiken Lako është shprehur se me ‘lejen’ me të cilën ishte pajisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen ‘suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike’, si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe Rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore”.

Në arsyetimin e Gjykatës theksohet se Boiken Lako u dënua me burg, vendim ky i konvertuar në shërbim prove, edhe pse kishte marrë leje për kryerjen e punimeve në një ambient të ish-Nisherakut në Tiranë, të cilën do ta kthente në studio muzikore. Gjyqtari që ka firmosur vendimin është treguar “i mëshirshëm” ndaj Lakos, duke theksuar se ai kishte pranuar “krimin” dhe se ishte treguar bashkëpunëtor gjatë procesit gjyqësor, si edhe nuk ishte i dënuar më parë.

Të tria këto fakte bëjnë që sipas gjyqtarit dënimi me burg të konvertohej në shërbim prove. Gjatë kësaj periudhe, Lako duhet të kontaktojë në mënyrë periodike agjentët e shërbimit të provës, si edhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale.

 

Source: sot.com.al
Previous Post

Olsa Muhameti rrëfehet si kurrë më parë, zbulon lidhjen e saj 10-vjeçare

Next Post

E vërteta e lidhjes së tyre? Shegushja zbulon rezultatin e testit të ADN-së në emisionin ‘Ka një mesayh për ty’

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
E vërteta e lidhjes së tyre? Shegushja zbulon rezultatin e testit të ADN-së në emisionin ‘Ka një mesayh për ty’

E vërteta e lidhjes së tyre? Shegushja zbulon rezultatin e testit të ADN-së në emisionin 'Ka një mesayh për ty'

“Billboard Music Awards 2022”, Dua Lipa e nominuar 9 herë!

“Billboard Music Awards 2022”, Dua Lipa e nominuar 9 herë!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA