“Kjo kopertinë është momenti më i bukur i viteve të fundit”, thotë aktorja dhe prezantuesja italiane, Vanessa Incontrada në revistën ‘Vanity Fair’, e cila shfaqet plotësisht e zhveshur në kopertinë e numrit të fundit.
“Është një pikë kur shoh trupin tim të kthehet në një mesazh për të gjitha gratë (dhe për të gjithë burrat): të gjithë duhet të përballemi, të kuptojmë dhe të festojmë një bukuri të re”.
Me krenari dhe guxim, artistja së bashku me ‘Vanity Fair’ bëhet emblema e pozitivitetit të trupit, një lëvizje që ndalon bulizmin për fizikun apo formave trupore, duke promovuar një ide të bukurisë gjithëpërfshirëse.

“Askush nuk mund të më gjykojë”, shkruhet në kopertinë dhe është mesazhi që revista do të përcjellë.
“Ne e donim këtë kopertinë dhe i kërkuam Vanessa Incontrada të pozonte nudo që të reflektonim mbi temën e pozitivitetit të trupit dhe implikimet e konceptit klasik të bukurisë në jetën tonë. Çështja është e komplikuar, sheh trupin e grave në të gjitha ato që na janë mësuar në libra, reklama, filma, modë, karikatura dhe kushtëzime shoqërore, kulturore dhe familjare, nga vitet 1950 deri më sot. Për sa i përket bukurisë, sot po ndodh ajo që i ndodhi tokës pas zbulimit të Amerikës nga Christopher Colombo: aty ku mendohej se do të mbaronte bota, filloi një tjetër. Dhe ku mendohej se bukuria do të mbaronte, më në fund po krijohet një ide krejtësisht e re”, thotë drejtori i Vanity Fair, Simone Marchetti.








