Rregullatori kombëtar çek i transmetimit Ceske Radiokomunikace (CRa), ka nisur transmetimet DVB-T2 në Boheminë Lindore dhe në rajonin Moravian-Silesian.
Duke përdorur transmetuesit në Cerna hora dhe Lysa hora, tani sinjali është në gjendje të arrijë në masën 83.1% të familjeve çeke me pasijet DVB-T2.
Deri në fund të këtij viti, kjo pritet të rritet në 95%, me shifrën përfundimtare të 99%.
Aktualisht, rrjeti i tranzicionit DVB-T2 i ofron shikuesve 14 kanale televizive, megjithëse numri do të rritet.
Shërbimet televizive tokësore janë falas për t’u ndjekur në Republikën Çeke dhe shikohen në rreth 60% të familjeve.
Kalimi në standardin DVB-T2 do të përfundojë në vitin 2020.