Anxhela Peristeri do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovision me këngën “Karma”. Tashmë përgatitjet e këngëtares duket se janë drejt fundit, pasi ajo ka postuar edhe variantin final të këngës për kompeticionin e rëndësishëm muzikor europian.
https://youtu.be/Q4D_RfEFwd4
Ndryshe nga këngëtaret e tjera, Anxhela ka zgjedhur që në fotot zyrtare të kompeticionit, të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare, duke tërhequr akoma më tepër vëmendjen e mediave.Përsa i përket këngës, Anxhela ka zgjedhur që ta mbajë atë në versionin shqip dhe jo ta përpunojë në anglisht.








