VIDEO / Po jepte lajmet, tërmeti tmerron live gazetaren shqiptare!

Gazetarja shqiptare është tmerruar në momentin që tërmeti i fuqishëm ka tronditur të gjithë Shqipërinë.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, gazetarja Besmira Palushaj po jepte edicionin e lajmeve në “Ora News”, në momentin që i gjithë vendi u shkund.

Ajo shihet teksa përjeton tronditje dhe ngre sytë lart nga tavani. Pelushaj vijon të japë lajmet teksa studioja tronditet nga tërmeti.