IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TV Klan: “Konsolidojmë prodhimin, më shumë prani e serialeve amerikane”

by IMA Redaksia
2019/09/22
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
TV Klan: “Konsolidojmë prodhimin, më shumë prani e serialeve amerikane”

Flet Albert Dumani, Drejtori i Programit dhe Blerjeve në TV KLAN

ADVERTISEMENT

Televizioni KLAN ruan një raport 75% prodhim të vetin dhe 25% blerje në programacion në këtë sezon të ri. Ajo që vihet re është konsolidimi i programeve ekzistuese të testuar me audiencën në disa vite, ashtu sikurse shtohet një bashkëpunim mes Turian Hyskos dhe Marina Vjollcës për një spektakël humori kabare. Drejtori i Programit dhe Blerjeve në TV KLAN, Albert Dumani, në një intervistë për “Monitor” jep detajet për këtë sezon, duke njoftuar se tashmë kemi një zhvendosje totale nga serialet turke në ato amerikane.

Çfarë ofron TV KLAN në këtë sezon të ri për teleshikuesit, pra cilat janë emisionet e reja që shtohen?

Vjen surprizë këtë sezon bashkëpunimi i Turian Hyskos me Marina Vjollcën në shown e së shtunës “Klanifornia”. Spektakël humori kabare me aktorët më të mirë dhe më të dashur. Humor, personazhe, batuta, situata komike, muzikë, të qeshura pa fund. Shumë karaktere, galeri personazhesh çdo javë. Realiteti shqiptar do të vijë çdo javë i zbërthyer me humorin e trupës sonë. Fenomenet që shqetësojnë shoqërinë, politika, personazhet e saj nën lupën e “Klanifornias” do të na bëjnë jo vetëm të qeshin por dhe të reflektojmë!

Përveç humorit, pjesë e spektaklit do të jenë dhe këngëtarët më të mirë shqiptarë! Hitet e momentit, lajme ekskluzive, intervista pikante, kamera të fshehta dhe shumë e shumë surpriza vetëm në programin e së shtunës në TV KLAN me aktoret: Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Cubi Metka, Delinda Disha, Eglein Laknori, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto dhe Dj resident Vin Veli.

Duhet të theksojmë që këtë vit, emisionet dhe serialet e përditshme, nuk janë më nga e hëna në të premte, por nga e hëna në të shtunë. Duke rritur kështu orët e transmetimit LIVE të TV KLAN, për të vazhduar për të qenë rekord në prodhimtari. Kjo do të thotë më shumë punë dhe lodhje për stafet përkatëse, por më shumë kënaqësi, duke ndarë me publikun emocione tani edhe të shtunën. “Aldo morning show”, “Rudina” dhe “Sfida e gatimit”, po ashtu edhe serialet “Një mundësi e dytë” dhe “Vrasje të vogla”, do të shfaqen nga e hëna në të shtunë.

Më 23 shtator, nis edicioni i 6 i “Dance with me” nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu me pesë çifte të reja të showbizit shqiptar. Formati Endemol në edicionin e 6-të në TV KLAN. Shikueshmëri mesatare 38-45% share çdo të hënë në mbrëmje në TV KLAN, me pjesëmarrjen e 10 yjeve të showbiznesit shqiptar. Këngëtarë, aktorë, gazetarë, modele, yje të televizionit, së bashku në çifte për një spektakël. Garë, emocione, kërcime, juri, show, ritme, ngjyra, kostumografi, adrenalinë për 15 javë. Janë 5 çifte në garë për titullin kampion që do të shpallet në natën e madhe finale.

Cilët janë programet e trashëguara nga sezonet e mëparshme dhe a mbeten të njëjtë apo ka rishikim?

Nuk mund të mungojnë formatet e TV KLAN të cilët kanë qenë tepër të ndjekur dhe vazhdojnë të ndiqen nga publiku besnik i ekranit tonë. “Opinion” nga Blendi Fevziu vazhdon takimin e tij me 4 emisione në javë. “E diela shqiptare” nga Ardit Gjebrea, programi maratonë i së dielës me shikueshmëri absolute, vijon këtë sezon me rubrika të njohura por edhe surpriza që do të zbulohen këtë sezon.

ADVERTISEMENT

“Aldo morning show”, çdo mëngjes, këtë sezon me një skenografi të re dhe strukturë të re, nga e hëna në të shtunë. “Rudina” vijon të mbetet programi i pasditeve. “Sfida e gatimit” vijon sezonin e dytë me një formulë të re nga Alfio dhe Indriti. “Zonë e lirë” nga Arian Çani vazhdon çdo të premte. “Jo vetëm modë” nga Orinda Huta këtë sezon, vjen çdo të shtunë në 20:05, po ashtu vijojnë dy programe të tjera “Histori shqiptare” nga Alma Cupi dhe “Check-in” nga Albana Nanaj. Një grilë programore ditore dhe javore shumë e ngjeshur.

Cili është raporti në programacion mes blerjeve dhe prodhimeve tuaja? Cilat janë disa nga blerjet më të mira të këtij sezoni për të cilat keni mbyllur kontratat?

Raporti qëndron 75% të prodhuara vetë dhe 25% prodhime të blera. TV KLAN lidh kontratë me kompaninë Sony Pictures duke blerë të drejtat ekskluzive të serialeve më të ndjekur në platformën gjigante Netflix. Duke nisur me “House of cards”, seriali politik amerikan, fitues i dy “Golden Globe” dhe tre çmimeve “Emmy” që transmetohet nga e hëna në të enjte, ora 23:15.

“Narcos”, është një tjetër serial i cili ka premierën botërore televizive në nëntor të 2019 dhe që do të vijë ekskluzivisht për publikun shqiptar këtë sezon në TV KLAN. Seriali është i bazuar në sagën e kartelit të drogës Pablo Escobar me 3 sezone. Pas tij vjen “Narcos: Mexico” me të gjitha sezonet që do të prodhohen. “The blacklist”, një tjetër serial amerikan fitues dhe kandidat shpeshherë në çmimet “Emy”, me 6 sezone, aktualisht akoma në prodhim në SHBA, do të transmetohet shumë shpejt në TV KLAN.

“Hemlock Grove”, një serial thriller horror, shumë i klikuar në Netflix, sidomos nga të rinjtë. Duke mbetur tek kjo grupmoshë do të shfaqen këtë sezon edhe serialet “Relationship status” dhe “XIII”. Pa harruar serialet turke si “Ironia e fatit”, çdo martë, të mërkurë dhe të diel me tre episode premierë. Një dramë rrëqethëse, me aktorin idhull Kivanc Tatlitug, ku gjithçka nis me një aksident tragjik automobilistik. Një prodhim i vitit 2019, me 74 episode. Nga 3 shtatori ka nisur transmetimin një serial brazilian, “Një mundësi e dytë”, me një kastë shumë të mirë dhe dramë interesante.

Po biznesi si shfaqet në lidhje më interesin për reklamim? Ku preferohet të reklamohet, a është rritur apo është ulur interesi?

Programet strukturë dhe serialet tërheqin më shumë reklamim. Nëse bën një program të mirë, kërkesa rritet. Po ashtu edhe tek serialet kur ato ndiqen, edhe biznesi është i interesuar për reklamim.

Previous Post

VIDEO / Po jepte lajmet, tërmeti tmerron live gazetaren shqiptare!

Next Post

Vizion Plus: “Serialet turke kanë ende vëmendje, ndryshimet që kemi bërë këtë sezon”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Vizion Plus: “Serialet turke kanë ende vëmendje, ndryshimet që kemi bërë këtë sezon”

Vizion Plus: “Serialet turke kanë ende vëmendje, ndryshimet që kemi bërë këtë sezon”

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, studio e sportit ndjen LIVE lëkundjet

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, studio e sportit ndjen LIVE lëkundjet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA