VIDEO | Tërmeti në Greqi shkund fort studion e lajmeve, spikeri vazhdon punën pa u trembur

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë pasditen e sotme, lëkundje të cilat u ndjenë deri në vendin tonë. Tërmeti u regjistrua me magnitutë 5.7 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e saj ishte në qytetin Elasona të Greqisë. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, banorët, të mbërthyer nga paniku kanë dalë me shpejtësi jashtë shtëpive.

Por një episod disi i çuditshëm ka ndodhur në studio e një televizioni grek, ku spikeri nuk ka lëvizur nga vendi, pavarësisht lëkundjeve të forta.

Ai shihet teksa jep lajmet, në një kohë kur tavolina e objektet përreth tij po tundeshin fuqishëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

BurimiKoha Jonë
Artikulli paraprakE njohim si Bora Zemani por emri i saj nuk është ky. Moderatorja zbulon detajin që askush nuk e dinte!
Artikulli tjetërNuk e prisnim. Tea dhe Bearti të ftuar në “Për’puthen Prime”!