IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Visjan Ukcenaj: Dhjetori më bën edhe një herë fëmijë

by IMA Redaksia
2017/12/29
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Visjan Ukcenaj: Dhjetori më bën edhe një herë  fëmijë

Ta shohësh Visjanin tek “Apartamenti 2XL”, ku gjithmonë mbështillet me maskën e tij komike, të lë shumë pak fantazi për të njohur brendinë e tij, por, në të vërtetë, ndryshe nga sa mund ta mendoni, ai është një djalë shumë i ndjeshëm dhe kjo periudhë festash, e nxjerr edhe më në pah këtë tipar të karakterit të tij, ndoshta sepse dhjetori i sjell shumë data për të festuar.

ADVERTISEMENT

“Më pëlqen shumë periudha e Vitit të Ri, sepse është muaji në të cilin kam lindur, – rrëfehet Visjani. – Datëlindja ime është më 20 dhjetor dhe gjithmonë e kam shijuar dimrin. Më pëlqen edhe si stinë, por edhe ngaqë e di që në këtë periudhë vijnë dhuratat”.

ADVERTISEMENT

Ai shijon çdo element të kësaj periudhe, që nga zbukurimi i qytetit e deri te festimet e datave të shënuara. “Të krijon një gjendje pozitive, – thotë aktori i humorit. – Njerëzit janë më të lumtur, më të qeshur, priren për gjëra më të mira, pra, gjithçka është shumë e bukur. Unë bëhem nostalgjik, sepse jam rritur në Pukë, një qytet i cili ka gjithmonë borë në këtë periudhë. Ato zbukurimet në të bardhën e borës ishin gati magjike. Kam edhe foto nga ajo kohë kur njerëzit vendosnin zbukurime në dritare dhe bora rrethonte çdo gjë. Atmosferë që, fatkeqësisht, në kryeqytet nuk e gjen dot, prandaj edhe më zgjohen këto kujtime. Kujtoj me mall kur ishte mbrëmje vonë dhe sapo kishte rënë borë: vishesha me vrap se doja të dilja, e ndërsa bora vazhdonte të binte, rrija me gojën hapur që të prisja ndonjë flok të zbriste tek unë. Faqet i kisha të skuqura nga vrapi dhe ndërkohë shijoja freskinë e borës mbi fytyrë. Pastaj, ishte edhe ajo qetësia absolute që bie sa here ka reshje bore.” Me siguri që edhe ky dhjetor do t’i rikthejë Visjanit episode nga koha e tij e fëmijërisë, ndërkohë që orët e fundit të vitit do t’i ndajë me familjen dhe partneren. Por duke qenë se dhjetori nxjerr gjithmonë në sipërfaqe Visjanin fëmijë, ai do të donte që këto festa t’i kalonte në “Disneyland”. Ka një zakon nga fëmijëria, prej të cilit ende nuk ka hequr dorë: zbukurimi i bredhit dhe dekori i shtëpisë, detaje për të cilat ai kujdeset personalisht. “Çdo vit dal me partneren time dhe blejmë dekore të reja, të veçanta. Kjo është ajo gjëja që e bëjmë gjithmonë bashkë dhe më jep shumë kënaqësi”. Por, ka edhe një zakon, nga i cili Visjani ka hequr dorë përfundimisht: fishekzjarrët. I ndërgjegjshëm tanimë për rrezikun e tyre, ai e ka kyçur këtë dëshirë përgjithmonë në fëmijërinë e tij.

Nga Elona Jaçellari/Fotografia Armand Habazaj Revista Living

Tags: Apartamenti 2XLPersonazhVizion Plus
Previous Post

Programacioni festiv i RadioTelevizionit Shqiptar për Vitin e Ri | VIDEO

Next Post

Top Channel zëvendëson Juli Krisafin, ja kush është spikerja e re e lajmeve!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Top Channel zëvendëson Juli Krisafin, ja kush është spikerja e re e lajmeve!

Top Channel zëvendëson Juli Krisafin, ja kush është spikerja e re e lajmeve!

Sa prej incidenteve televizive mbani mend? | VIDEO

Sa prej incidenteve televizive mbani mend? | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA