Vizion Plus rivalizon Top Channel, sjell në ekran një emision investigativ

Kalimi i Top Story nga një format politik në një format investigativ të mirëfilltë dhe të detajtuar këtë sezon televiziv në Top Channel mesa duket ka joshur dhe Vizion Plus të sjelli një format të ngjashëm.

duke u përqendruar në një stil unik të raportimit nëpërmjet hulumtimit mbi katër shtylla kryesore, konkretisht politika, ekonomia, aktualiteti dhe problemet sociale. Programi do të jetë i konceptuar si një “revistë televizive”, në të cilin do të përdoren teknikat më të rëndësishme të gazetarisë hulumtuese, duke përfshirë; intervistat e redaktuara, kamerat e fshehta, dokumentet zyrtare e konfidenciale, dhe gazetarinë gotca në shtëpinë ose zyrën e subjektit nën hetim.

Vetting quhet programi më i ri në vizion plus me në qendër gazetarinë investigative. Programi do të ketë në qendër hetimet e veta, ose ndjek hetimet e nxitura nga mediat kombëtare (kryesisht media e shkruar) ose burime të tjera, si ankesa qytetarësh dhe informacione nga burime të gazetarëve.

Ndryshe nga programi i Top Channel, Vetting do të jetë 4 herë në javë, nga e hëna në të enjte nga ora 19:30. Programi do të përbëhet nga dy çështje kryesore, të koordinuara me qëndrimin editorial nëpërmjet moderatorit të tij dhe do të ndahen në një kohë përpjesëtimore sipas rëndësisë që kanë./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.