IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Vjehrra akuzon nusen: Mbylli burrin dhe fëmijët me kyç dhe iku në hotel me tjetrin

by IMA Redaksia
2021/02/22
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Vjehrra akuzon nusen: Mbylli burrin dhe fëmijët me kyç dhe iku në hotel me tjetrin

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.

ADVERTISEMENT

Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.

Djal është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç, e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë.

Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgjegjshme. Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh debate dhe sherre në shtëpi.

Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.

Mirela Milori: Martesa e djalit ishte me mblesëri, dashuri?

Burbuqe Selamaj: Me lajmësi.

Mirela Milori: Sa vjeç është djali?

Burbuqe Selamaj: 34 vjeç.

Mirela Milori: Sa vjeç ishin kur u martuan?

Burbuqe Selamaj: 21 vjeç ishte ajo dhe 22 vjeç ishte djali. 4 vitet e para jetuam bashkë dhe në jetë erdhi vajza e cila është 10 vjeç.

Mirela Milori: Si ishte martesa e tyre këto 4 vite?

Burbuqe Selamaj: Me të keq, nuk kthente kokë ajo, thoshte këtu e ku të them unë e jo ku të duash ti, nuk dëgjonte.

Mirela Milori: Për çfarë ishin më shumë problemet mes jush?

Burbuqe Selamaj: Donte të dilte, të shkonte në çdo vend, s’ka punë vjehrra dhe vjehrri të më komandojë mua. Unë do iki thoshte më merr burri mbrapa. Si do ikësh moj nuse burri do ikë me shokët, thoshte po do iki dhe unë të pi kafen. Jemi zënë me komshinjtë, nuk flasim me asnjë për hatër të nuses.

Mirela Milori: Po pse?

Burbuqe Selamaj: Nusja kishe gjëra të tjerë, nuk i shpreh dot këtu.

Mirela Milori: A i kuptoje t’i këto gjëra?

Burbuqe Selamaj: I kuptoja, por djali nuk më besonte asnjëherë.

Mirela Milori: Çfarë nuk të pëlqente në fillim që mendoje se ajo kishte disa të meta që nuk ishte për familjen tuaj apo nuk ishte për martesë? Çfarë nuk të pëlqente?

Burbuqe Selamaj: Edhe kur fliste, nuk fliste si njeri, fliste si njeri pa shkollë.

Mirela Milori: Fole ndonjëherë me të, ta ulje e t’i thoje çfarë ke, ta këshilloje si më e madhe që je?

Burbuqe Selamaj: Ajo 11 vite, si ka mbushur 2 vite që të fliste me mua si vjehrrë. E kishte më mirë të mos flise me mua sesa të fliste. Nuk u uleshe koka asaj.

Mirela Milori: Si ishte si nënë për vajzën e saj?

Burbuqe Selamaj: Ajo ma linte vajzën mua dhe thoshte do dal, çfarë t’i bëja e kisha të djalit. Pastaj i thashë djalit unë do të të ndaj sepse nuk të përballoj dot më. Për këtë situatë dhe këtë sjellje që po bëni më mirë më lini të qetë i thashë unë, të ha një kore bukë rehat.

Mirela Milori: Çfarë sjellje bëhej që të mërzitën kaq shumë?

ADVERTISEMENT

Burbuqe Selamaj: Nuk i përballoj dot ato.

Mirela Milori: Kishte dhunë?

Burbuqe Selamaj: Dhunë nuk kishte, por kishte sherre dhe konflikte. Ajo kishte një fjalor që…

Mirela Milori: Fole me ndonjë nga njerëzit e saj, me krushkën?

Burbuqe Selamaj: Kam folur, ia çuam nja 2-3 herë atje, se kisha çupën ashtu thoshte, i thoja moj është dhe turp. Më vinte turp se dhe unë kam fëmijë vetë dhe pastaj u detyrova t’i ndaja.

Mirela Milori: Ne nuk po e kuptojmë dot më pse të vinte turp, çfarë bënte? Ishte jo e rregullt në aspektin moral?

Burbuqe Selamaj: Nëpër komshinjtë edhe tutje.

Mirela Milori: Janë gjëra të rënda që kanë ndodhur apo mendon se kanë ndodhur?

Burbuqe Selamaj: Ka ndodhur. Ditën e fundit që iku mi mbylli fëmijët brenda, i bllokoi derën nga jashtë dhe vajti në hotel me dikë tjetër.

Mirela Milori: Kur ka ndodhur kjo?

Burbuqe Selamaj: Para 20 ditëve.

Mirela Milori: Po fëmijët ishin vetëm?

Burbuqe Selamaj: Ishte babai në gjumë, çupa po flinte, dy djemtë dhe kjo flinin tek krevati dopio. Kjo ishte ngritur, kishte hapur derën dhe kishte ikur. Djali në 4 e gjysmë kishte dalë për nevojat personale, provoi të hapte derën, nuk hapeshe. E tha djali që e shqeva se dyer të vjetra janë.

Shqyeva derën tha ai dhe dola përjashta. Pa djalin duke qarë që i thoshte dua mamin. Erdhi më thirri mua e më tha o mama ngrihu pak. Dola e më tha ka ikur ajo, ku ka vajtur e pyeta, tha nuk e di. Ai mendoi se mos është mbytur në rezervuar dhe i thashë jo, jo nuk është mbytur. Ishte ora 5 pa 10 e mori shefin e policisë e tha dale të zbardhet dhe e bëjmë denoncimin. Erdhi e mori djalin me makinë, shiu binte litar, bëri denoncimin erdhi në shtëpi dhe tha unë do iki në rezervuar.

Mirela Milori: Pse?

Burbuqe Selamaj: Tha mos është mbytur.

Mirela Milori: Ti nuk e besoje këtë gjë, pse?

Burbuqe Selamaj: Sepse unë e dija kush ishte, i thoja ti nuk ma dredh dot mua as ti askush tjetër. /tvklan.al

Source: tvklan.al
Previous Post

U largua nga “E Diell”, Nevina Shtylla bëhet pjesë e “Portokalli”

Next Post

Elisabetta Franchi u prezanton italianëve Marinën: Është si një barbie

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Elisabetta Franchi u prezanton italianëve Marinën: Është si një barbie

Elisabetta Franchi u prezanton italianëve Marinën: Është si një barbie

Lule të Vetmuara – 23.02.2021 | Serkan kap mat Xhemrenë me dikë tjetër

Lule të Vetmuara – 23.02.2021 | Serkan kap mat Xhemrenë me dikë tjetër

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA