IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

William Levy: Ju rrëfej jetën time para se të bëhesha i famshëm

by Niko Lako
2020/04/19
in Serial
Reading Time: 7 mins read
A A
William Levy: Ju rrëfej jetën time para se të bëhesha i famshëm

Kur dëgjon emrin William Levy të vjen në mendje menjëherë një djalë i pashëm dhe i suksesshëm, pa e imagjinuar fare gjithë sakrificën dhe luftën që ai ka bërë për t’i arritur këto. Në këtë intervistë ai hap zemrën, duke treguar se në fakt është një model i mirë…jete.

ADVERTISEMENT

William është përfolur se fama të ka rritur mendjen…
Jo vazhdoj të jem ai i pari: i përulur, i qeshur. Po luftoj për të mbrojtur atë që kam dhe në të njëjtën kohë të vazhdoj të mësoj. Përpiqem të mbaj mendjen tek gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme. E di që ndodhem në mes të asaj që mund të arrij, prandaj duhet të vazhdoj të studioj. Sepse me këtë profesion asnjëherë nuk është e mjaftueshme duhet të japësh gjithçka.

William_Levy_2

Si ia bën për të qëndruar me këmbë në tokë?
Falë Zotit kam lindur në një vend, ku nuk kisha asgjë dhe nuk jam rritur më gjëra materiale, por me vlera familjare. Mendoj se kjo më ka ndihmuar, më ka bërë të kuptoj se gjëja më e vlefshme është familja. Duke qenë së anën materiale kurrë nuk e kam pasur dhe jam mësuar të mos i jap vlerë më të madhe sesa ka. Kështu që gjithçka që kam është falë sforcimit dhe mbështetjes së njerëzve të mi të dashur. Kur gjërat të kanë kushtuar shumë punë ashtu si mua, kujdesesh më shumë për to.

Çfarë kujton nga fëmijëria jote?
Në atdheun tim, Kubë kam qenë një fëmijë shumë çapkën. Futesha në shtëpitë e fqinjëve për të vjedhur fruta, mango, portokall, gjëra që si fëmijë kisha dëshirë t’i haja, por nuk mund t’i bleja në treg, sepse nuk kisha para. Kujtoj gjëra të mira dhe të këqija, kujtoj se sa argëtuese ishte kur shkoja të peshkoja me miqtë e mi, ashtu si kujtoj kur kaloja para një restoranti që nuk mund të hyja dhe shikoja fëmijë të tjerë duke ngrënë atë që donin. Janë gjëra që të mbeten në mendje! Për shembull, nëse haja dy racione buke në ditë është se gjyshja ime nuk e kishte ngrënë pjesën e saj për të ma dhënë mua. Janë momente që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.

William_Levy_19

Je rritur pa babanë tënd?
Po, e kam takuar disa herë, por daja ime Jesus ishte imazhi atëror, me të cilin jam rritur dhe u largua nga Kuba për të na dhënë një jetë më të mirë. Kam mësuar shumë prej tij.

Çfarë të ka lënë e gjithë kjo?
Më mësoi se aty nuk kishte të ardhme, shihja dajën tim që kishte mësuar shumë, kishte studiuar në Rusi inxhinieri dhe në atë periudhë fitonte vetëm 20 dollarë në muaj. Gjithmonë e kam ditur se nuk doja këtë për veten dhe familjen time. Pafuqia dhe të shikuarit sesa i limituar je, që nuk ke mundësinë të jesh ai që je, i aftë… zgjoi tek mua dëshirën për të ecur përpara dhe të triumfoj në jetë, të jem një njeri i lirë. Falë kësaj, ju betohem se sot nuk shoh asnjë pengesë për të arritur atë që dua, nuk shoh asgjë të pamundur.

William_Levy_15

E imagjinoje se ndonjë ditë do të ishe i suksesshëm?
Kur isha në Kubë nuk e imagjinoja veten duke udhëtuar dhe të njihja shumë vende. Kurrë nuk e kam menduar se do të ishte e pamundur edhe pse nuk e shpresoj këtë që po më ndodh tani. E dija se çfarë doja, por e shihja si një ëndërr të largët.

ADVERTISEMENT

Kurrë nuk ju ka munguar besimi?
Jo, pa besim kurrë nuk do të kisha dalë nga Kuba dhe as të kapërceja kritikat, me të cilat u përballa si aktor për shkak të theksit. Gjithmonë e kam ditur se, pavarësisht të gjithash nëse kisha arritur të dilja nga Kuba mund të arrija çdo gjë.

William_Levy_14

Si ike nga Kuba?
Njerku im ishte i burgosur politik dhe i erdhi leja për të shkuar në SHBA kur unë isha 14 vjeç. U larguam me fëmijët e tij, mamanë time, e cila ishte shtatzënë me vëllain tim Johnatan dhe motrën time Barbara. Atëherë ishte e vështirë, por sot më ka mësuar të vlerësoj absolutisht gjithçka që kam në jetë.

Kur shkove në Majami çfarë ndodhi?
Studiova në gjimnaz dhe praktikoja bejsboll, një nga sportet e mia të preferuar. Ëndërroja të isha lojtar i ligave të mëdha përveç se të isha aktor. Kisha 2 daja në qytet, njeri punonte në ndërtim dhe tjetri në riparimet e kondicionerëve, punoja me ta që të më jepnin 50 dollarë në ditë.

William_Levy_5

Ku konsistonte kjo punë?
Me dajën tim Roberto që punonte në ndërtim hiqja barin dhe vendosja çimenton që më pas të bëhej dyshemeja e shtëpive dhe me dajën tjetër Jesus instaloja kondicionerë, tubacione dhe gjithçka që tjetër.

Ishte e vështirë për një djalë 15 vjeçar, apo jo?
Në të vërtetë nuk ishe dhe aq shumë. Ndjeja se po rritesha dhe po bëja diçka të nevojshme. Dajat e mi më ndihmonin në gjithçka që mundeshin, por kurrë nuk më ka pëlqyer që të rrija në shtëpi dhe të më jepnin para për benzinën apo gjërat e mia. Nuk ishte aspak e komplikuar sepse e vështirë është të detyrohesh t’i bësh gjërat jashtë vullnetit tënd, por unë doja t’i bëja, dëshiroja të mbështesja familjen time.

William_Levy_3

Megjithatë janë gjëra të vështira për një djalë 15 vjeçar?
E di? Kur më thoshin të gjitha këto i shikoja si disa injorantë, nuk e dinin se çfarë ishte të kaloje atë që kisha përjetuar unë. Nuk është se ka qenë e tmerrshme ajo që kam jetuar në Kubë, por psikologjikisht si fëmijë, të jetoje i limituar për gjërat e thjeshta nuk ishte e thjeshtë. Por, Zoti t’i vendos ato gurë të vegjël në rrugë për të të forcuar, janë si mesazhe të jetës

Si e prite atësinë kur ende nuk kishe qëndrueshmëri ekonomike?
Kur Elisabeth më lajmëroi se ishte shtatzënë unë isha në Puerto Riko, duke bërë një shfaqje teatrale. Aty fitoja 150 dollarë në javë. Për disa sekonda m’u duk sikur m’u përmbys bota , por fakti që shumë shpejt do të më thërrisnin “babi”, një fjalë së cilës unë nuk i dija kuptimin e vërtetë, ishte e mrekullueshme. U ndjeva i gatshëm të punoja në ndërtim 24 orë, nëse do të ishte e nevojshme për të nxjerrë përpara fëmijën tim.

William_Levy_1

 

T’u desh ta bëje?
Falë Zotit jo. Gjatë javës na u prezantua një casting në Venevizion, e bëmë dhe fituam rolet. Thonë mirë se fëmijët sjellin fat, sepse që atëherë nuk kemi reshtur së punuari.

Për para ke pozuar në disa foto me pak rroba?
Jo, realisht i bëra gabimisht, sepse kur firmosa kontratën si model ishte për një katalog veshjesh. Kurrë nuk e kam imagjinuar se ajo punë përfshinte edhe foto me tanga. Bëmë pamjet e para që ishin me veshje sportive, por kur pashë tangat u thashë se nuk do ta bëja. U krijua një ngatërresë. Erdhi pronari dhe më tha se, nëse nuk doja t’i bëja ai ishte dakord, por duhet të përfundonim në gjykatë, sepse kisha firmosur kontratën. Po të mos ishte për këtë, kurrë në jetë nuk do t’i kisha bërë, por nuk kisha rrugëzgjidhje. As për nevojë nuk do ta kisha bërë, nuk do të zhvishesha, ishte një gabim nga mungesa e eksperiencës.

Të kujtohet se sa të paguan për atë kontratë?
Jo saktësisht, por më kujtohet që u pagova mirë ishte një katalog rrobash për një vit. Megjithatë asnjë shumë nuk do të më bënte të tregoja prapanicat e mia.

William_Levy_16

Nuk ke bërë asgjë që nuk ke dashur për para?
Kurrë! Kam punuar në ndërtim, apo në ndonjë vend tjetër, por mendoj se dinjiteti dhe respekti janë mbi çdo gjë tjetër.

Ku qëndron forca e William Levy?
Mendoj se tek familja. Qëkur jam bërë prind mendoj se për fëmijët e mi do të bëja çfarëdo lloj gjëje.

Nëse do të lindje përsëri do të bëheshe aktor?
Po, mua më përmbush ky profesion. Është e mrekullueshme që nëpërmjet kësaj pune të kem mundësinë të njoh shumë vende. Edhe pse çdo profesion kërkon kohë dhe sakrificë, nuk dua gjë tjetër, veçse të vazhdoj me mundësinë që të jem në kontakt me njerëzit që më kanë treguar dashuri.

 


Rubrika Novelas mundësohet në bashkëpunim me ISA

Tags: IntervistaWilliam Levy
Previous Post

Kapet vrasësi i Monica Spear!

Next Post

Rotacion serialesh në Vizion Plus, eksperiment i rrezikshëm

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Rotacion serialesh në Vizion Plus, eksperiment i rrezikshëm

Rotacion serialesh në Vizion Plus, eksperiment i rrezikshëm

Top Fest 12 në drjetimin e Ledion Liço dhe Dojna Mema

Top Fest 12 në drjetimin e Ledion Liço dhe Dojna Mema

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA