“Xing me Ermalin” thyen rekord të ri në audencën e shikueshmërisë

“Xing me Ermalin” vazhdon të jetë një nga emisionet më të ndjekura shqiptare që mban “mbërthyer” pas ekranit çdo shqiptar ditëve të shtuna.

Mbrëmë “Xing me Ermalin” ka thyer rekord duke arritur pikën më të lartë me 72.4% të audiencës dhe një mesatarare 63.2%.

Mbrëmjen e djeshme i ftuar ishte koreografi Albi Nako i cili sqaroi për herë të parë pse Klaudia Pepa e quajti “vëlla” dhe gjithashtu zbuloi të pathëna mbi jetën e tij private, shoqëruar me humorin që e karakterizon.

Pjesa e dytë e emisionit e shtoi edhe më shumë dozën e humorit me historitë e treguara nga humoristi i famshëm Agron Llakaj i cili ndër të tjera zbuloi edhe arsyen e largimit nga “Portokallia”.

Vitin e shkruar këtë rekord e mbante emisioni ku ishte e ftuar Bleona me 61% dhe Sali Berisha me 71%.

Tashmë moderatori Ermal Mamaqi shpall sfidën e re: Cili do të jetë i ftuari i radhës që do të thyejë këtë rekord?

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.