Zbulohet data kur do të nis sezoni i ri i “Shiko Kush Luan”

Pritjes së ndjekësve i ka ardhur fundi dhe faqja zyrtare e ‘Top Channel’ ka zbuluar datën kur formati ‘Shiko kush luan’ nën moderimin dhe autorsinë e Luana Vjollcës do të rikthehet në ekran. Ata kanë treguar se spektakli do të shfaqet në ekran në datë 26 shtator.

“Pritjes po i vjen fundi! Shiko kush LUAN në Top Channel nën drejtimin & autorësinë e @luanavjollca rikthehet më 26 Shtator, ora 21:00 në ekranin e Top Channel! Bëhuni gati për një sezon si asnjëherë më parë, plot me surpriza!”, është shkruar në njoftimin zyrtar të faqes së ‘Top Channel’.

Kujtojmë se prej javësh Luana ka premtuar një spektakël të vërtetë në sezonin e katërt të ‘Shiko Kush Luan’ duke treguar se kësaj here do të shtohen edhe shumë rubrika të reja, njëra prej tyre dedikuar femrave të suksesshme.