Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë, Kivanç Tatlitug i njohur ndryshe edhe si Brad Pitt-i turk, do të rikthehet fuqishëm në një serial turk, i pari pas dy viteve mungesë në ekran.
Edhe pse emri i serialit kishte mbetur enigmë, dhe nuk ishte zbuluar ende, tashmë me fillimin e xhirimeve, producentët nuk kanë arritur të mbajnë më të fshehtë emrin.
“Siyah Beyaz” ose i përkthyer në Shqip “Bardh e Zi”, titullohet prodhimi i rradhës, i cili do të shfaqi para ekranit në role kryesore dy ndër figurat e artistëve më të preferuar të Turqisë, ku përveçëse Kivanç, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë edhe Tuba Byukustun do të jetë pjesë e cast-it të serialit.
“Bardh e Zi” do të transmetohet në kanalin më të njohur për serialet turke StarTV së shpejti.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!








